Categories VENDI

Ibrahimi: Ata që na e zbulojnë Fërçkovskin si vlerë, i përbuzin qindra shqiptarë të ndërgjegjshëm

“Më 6 tetor 1992 kam qenë nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”. Pas mbarimit të mësimit, mezi u kthyem në shtëpi nëpër rrugë dytësore.
Atë ditë, në Bitpazar, policia e shtetit, nën drejtimin e Ljubomir Fërçkovskit si ministër i Punëve të Brendshme, e kishte rrahur një djalosh dhe pas reagimit të shqiptarëve ndaj atij akti, atë mbrëmje u vranë tre shqiptarë të tjerë (dhe një maqedonase aksidentalisht).

Prandaj, ata që na e zbulojnë Ljubomir Fërçkovskin si vlerë, ndërkohë që i përbuzin qindra shqiptarët e ndërgjegjshëm në RMV, le që nuk na nderojnë e nuk na respektojnë, por ashtu edhe na përbuzin

Kjo më ngjan si në kohën kur Enver Hoxha e vajtonte “Shokun Miladin”, ndërsa i vriste shqiptarët si Murat Labënishti.

Alo!
A është aty ministrja Elisa Spiropali?!” ka shkruar Zeqirja Ibrahimi

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *