
Pas lëkundjes sizmike prej 4.3 ballësh që u ndje sonte dhe shkaktoi shqetësim te qytetarët, profesori Ivica Milevski nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore reagoi me një sqarim qetësues. Sipas tij, nuk ka arsye për panik, pasi bëhet fjalë për një dukuri të zakonshme gjeologjike që lidhet me zonën e Malit Sharr.









