
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Koha Cast, ka komentuar situatën politike brenda koalicionit qeverisës VLEN, duke vënë në dukje rëndësinë e rolit të tij dhe të bashkëpunëtorëve gjatë qeverisjes së mëparshme.
“Gjatë qeverisjes së bashku me VLEN-in, unë dhe Izet Mexhiti kemi mbajtur një ballanc dhe kemi bërë rezistencë,” tha Taravari.
Ai shtoi se pas largimit të tij nga koalicioni, situata politike dhe funksionimi i qeverisë janë përkeqësuar, duke theksuar edhe pas largimit të Mexhitit, ministrat shqiptarë nuk kanë arritur të ruajnë kredibilitetin e tyre.
“Pas largimit tonë situata u rëndua, dhe tani, pas largimit të Mexhitit, besoj se është shumë keq. Ministrat shqiptarë nuk kanë kredibilitet,” deklaroi Taravari.








