
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar sot një vizitë ngushëlluese te familja e dëshmorit Hasip Emerllahu, në fshatin Hotël, me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së dëshmorit.
“Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, zhvillova një vizitë ngushëlluese te familja e dëshmorit Hasip Emerllahu, në fshatin Hotël, për të shprehur ngushëllimet e mia me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij,” tha Ahmeti.
Ai theksoi se sakrifica e nënave të dëshmorëve përbën një nga shtyllat morale të lirisë së fituar.
“Sakrifica e kësaj nëne, ashtu si e të gjitha nënave që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar, meriton respektin dhe nderimin më të lartë,” u shpreh lideri i BDI-së.
Në fund të mesazhit të tij, Ali Ahmeti nderoi figurën e dëshmorëve të kombit.
“Lavdi dëshmorëve të kombit,” përfundoi Ahmeti.








