Categories RAJONI

Plagoset një person në rrugën Gjilan-Kamenicë

Sonte rreth orës 18:00, policia konfirmon se ka pranuar informacion për një incident me armë zjarri të ndodhur në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit.

Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, konfirmoi se, dyshohet që në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *