
Prezenca e OSBE-ODIHR në Shqipëri mirëpret miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Mediet Audiovizive, veçanërisht futjen e nenit 33/1 mbi transparencën e pronësisë së medieve.
Në një njoftim për mediet, OSBE thekson se “këto ndryshime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të transparencës së pronësisë mediatike dhe forcimit të llogaridhënies në sektorin audioviziv”.
“Këto ndryshime reflektojnë rekomandime kyçe të Prezencës së OSBE-së, të zhvilluara në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer me Autoritetin e Mediave Audiovizive”, thuhet në njoftim.
Sipas OSBE-së, krijimi i një databaze kombëtare për pronësinë mediatike, rritja e kërkesave për transparencë dhe përputhja me ligjin për pronarët përfitues e afrojnë legjislacionin shqiptar me standardet evropiane.
Prezenca e OSBE-së, nënvizon se nxit përpjekje të vazhdueshme për të siguruar








