
Sot, Komuna e Likovës priti në vizitë përfaqësues të Institutit për Luftën e Kosovës. Në kuadër të një bisede të hapur dhe miqësore, u përkujtuan periudhat e rëndësishme të viteve 1998–1999, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe bashkëpunimit institucional.
Gjatë takimit u shpreh gatishmëria për vendosjen e një bashkëpunimi të përbashkët ndërmjet dy institucioneve, si në aspektin miqësor ashtu edhe në atë zyrtar.
Kryetari i Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, falënderoi delegacionin për vizitën dhe theksoi se Komuna mbetet e hapur, transparente dhe e gatshme për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe organizatat që veprojnë në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.








