Categories KURIOZITETE

Foto/ Treni më i gjatë i çokollatës në botë vendos rekord Guinness në Milano

Një rekord i ri botëror Guinness është vendosur në Milano, ku është prezantuar treni më i gjatë i ndërtuar ndonjëherë prej çokollate.

Skulptura gjigante, e quajtur “Winter Games Express”, u ekspozua pranë Palazzo Lombardia dhe ka një gjatësi prej 55,27 metrash, ndërsa peshon rreth 2,800 kilogramë. Rekordi u mat dhe u certifikua zyrtarisht nga gjyqtarët e Guinness World Records.

Sipas mediave ndërkombëtare, treni prej çokollate u realizua nga mjeshtër pastiçierë dhe prodhues çokollate nga Italia dhe Malta, me mbështetjen e institucioneve lokale dhe shkollave profesionale të kulinarisë.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watchin

Ngjarja është pjesë e aktiviteteve promovuese që lidhen me Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, ndërsa organizatorët theksuan se projekti synon të përcjellë mesazhe bashkëpunimi, kreativiteti dhe solidariteti.

Në ceremoninë e shpalljes së rekordit morën pjesë përfaqësues të industrisë së çokollatës nga vende të ndryshme, të cilët u vlerësuan për kontributin e tyre në këtë sipërmarrje unike artistike./E.K

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *