Categories SHOWBIZZ

Rita Ora emocionon me fjalët për gjyshen: Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende gjallë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka emocionuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke ndarë publikisht dashurinë dhe mirënjohjen që ndjen për gjyshen e saj, Besë Sahatçiu. Përmes një storie në Instagram, artistja tregoi se ndihet e bekuar që e ka ende pranë gjyshen dhe theksoi se pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, lidhja emocionale me familjen mbetet gjithmonë prioritet.

Rita falënderoi edhe motrën e saj, Elenën, e cila i ka dërguar një video të gjyshes, duke i rikujtuar momentet e çmuara familjare që shpesh i mungojnë për shkak të karrierës së saj intensive. Në mesazhin e saj, këngëtarja shkroi:

“Të dua, gjyshe. Je aq e lezetshme dhe e mirë, më bën gjithmonë të qesh. Jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video. Më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që i kam këto kujtime dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende gjallë.”Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watchin

Rita Ora, përmes këtij mesazhi, ka arritur të përçojë jo vetëm dashurinë për gjyshen e saj, por edhe një mesazh universal për të gjithë ndjekësit: të çmojnë njerëzit e tyre të dashur derisa janë ende pranë tyre./ E.K

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *