
Kumanovë, 23 janar 2026 – Në lidhje me zbatimin e projektit SafeCity dhe ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, janë shtuar reagimet e qytetarëve për mënyrën e ndëshkimit të tejkalimit të shpejtësisë. Në një reagim të publikuar në profilin e tij në Facebook, shkruan avokati nga Kumanova, Besnik Sulejmani, se mungon dallimi i qartë mes tejkalimeve minimale dhe atyre serioze.
Sipas Sulejmanit, në zonat ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, tejkalimi deri në 59 km/h nuk duhet të trajtohet njësoj si shkeljet e rënda, por të ketë karakter parandalues dhe edukues.
Postimi i plotë i avokatit Besnik Sulejmani, i publikuar në profilin e tij në Facebook:
Në kuadër të projektit SafeCity dhe ndryshimeve të Ligjit për Kundërvajtje, ka shumë vërejtje nga qytetarët. Një prej tyre lidhet me dallimin e munguar mes tejkalimit minimal dhe atij serioz të shpejtësisë.
Në zonat ku shpejtësia e lejuar është 50 km/h, tejkalimi deri në 59 km/h nuk duhet të trajtohet njësoj si shkeljet e rënda.
Propozim i arsyeshëm:
50–59 km/h → vetëm paralajmërim
60 km/h e më shumë → gjobë dhe sanksione
Pse?
• Ligji ka qëllim parandalues dhe edukues, jo vetëm ndëshkues
• Tejkalimi minimal shpesh është i paqëllimshëm
• Paralajmërimi rrit vetëdijen dhe respektimin e rregullave
• Kjo qasje forcon besimin e qytetarëve në sistem
![]()
Siguria rrugore arrihet me drejtësi dhe proporcionalitet, jo vetëm me gjoba.
Në shumë vende të Bashkimit Evropian, tejkalimi minimal i shpejtësisë trajtohet me paralajmërim ose tolerancë teknike, sepse ligji ka qëllim parandalues dhe edukues, jo vetëm ndëshkues.
Prandaj, edhe SafeCity duhet të ndjekë këtë qasje evropiane:
50–59 km/h → paralajmërim
60 km/h e më lart → gjobë dhe masa ndëshkuese
Proporcionaliteti është standard evropian. Vetëm kështu rritet siguria rrugore dhe besimi i qytetarëve në sistem.
Besnik Sulejmani avokat
23.01.2026 Kumanovë








