Categories BOTA

Kongresmeni amerikan propozon që Groenlanda të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Një ligjvënës republikan nga Florida, Randy Fine, ka paraqitur një projektligj për ta bërë Grenlandën shtetin e 51-të të Shteteve të Bashkuara. Projektligji, i titulluar “Ligji për aneksimin dhe integrimin e Grenlandës në Bashkimin Amerikan”, u depozitua të hënën dhe synon t’i japë presidentit të SHBA-së autoritetin për të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta aneksuar ose për ta marrë Grenlandën si territor amerikan.

groenlande

Fine argumenton se Grenlanda nuk është një territor i largët që mund të injorohet, por një element kyç për sigurinë kombëtare të SHBA-së. “Kush kontrollon Grenlandën, kontrollon rrugët kryesore të lundrimit në Arktik dhe strukturën e sigurisë që mbron Shtetet e Bashkuara,” tha Fine.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta marrin Grenlandën “me një mënyrë ose tjetër”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të përkohshme, por për përvetësim të këtij territori, si pjesë e strategjisë amerikane për t’u siguruar ndaj ndikimit të Kinës dhe Rusisë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, shtoi se nuk ka një afat të caktuar për marrjen e kontrollit të Grenlandës, por kjo mbetet një prioritet për presidentin.

Ky projekt ligj ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi se një aneksim i mundshëm i Grenlandës mund të rrezikojë ekzistencën e NATO-s.

Grenlanda, e cila ka një popullsi prej rreth 57,000 banorësh, është e pasur me burime minerale të papërdorura dhe konsiderohet strategjikisht e rëndësishme për pozicionin e saj në Arktik. SHBA-të tashmë kanë një bazë ushtarake në ishull dhe e përdorën atë gjatë Luftës së Ftohtë.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *