Categories VENDI

Arbër Ademi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, votohen edhe 5 nënkryetarët

Arbër Ademi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi, shkruan gazeta KOHA.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi. 

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *