Categories VENDI

Protestë pro UÇK në Shkup, tubimi në mbështetje të ish-komandantëve të luftës që ndodhen në Hagë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Dhomat Speciale të Hagës.

Tubimi do të mbahet në qendër të Shkupit, ku pritet të mblidhen mijëra mbështetës nga Maqedonia e Veriut, Prishtina dhe Tirana.

Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.

Ata do të kërkojnë gjykim të drejtë dhe do të kundërshtojnë akuzat e motivuara e fabrikuara nga Serbia e Rusia kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.

Më herët, tubime të ngjashme janë mbajtur në Hagë, Prishtinë dhe Tiranë./vizionplus.tv

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *