Categories VENDI

EVROPA E NDAN PIKËLLIMIN ME JU NË KËTË DITË TRAGJIKE! Reagime të BE-së në tragjedinë në Koçan

Bruksel, 16 mars – Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian sot kanë shprehur keqardhje për tragjedinë e mbrëmshme në Koçan dhe kanë shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave. “Zemra më është këputur nga humbja e aq të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Mendimet e mia janë më të gjitha familjet e viktimave nga kjo tragjedi”, u shpreh kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në publikimin në Iks. Ai shtoi se “BE-ja solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të pikëllimit”.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla porositi se mendimet e saj “në mëngjes janë me popullin e Maqedonisë së Veriut dhe me familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që i kanë humbur jetët në zjarrin e tmerrshëm që shpërtheu natën e kaluar në Koçan. “Të gjithë të lënduarve u dëshiroj rikuperim të shpejtë. Evropa ndan pikëllimin me ju në këtë ditë të tmerrshme”, publikoi Mecolla në Iks.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas ka shprehur “keqardhje të thellë për zjarrin tragjik, i cili mori jetën e shumë të rinjve në Koçan”. Ajo në publikimin në Iks ka shprehur ngushëllime deri “te të gjithë të goditurit nga kjo tragjedi”, ndërsa të lënduarve u dëshiroi rikuperim të shpejtë. “BE-ja e ndan pikëllimin dhe dhembjen e popullit në Maqedoninë e Veriut”, shtoi Kallas.

Pikëllim të thellë për shkak të tragjedisë në Koçan dhe ngushëllime për viktimat ka shprehur edhe eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos. “Thellë jemi të pikëlluar nga ngjarja tragjike në Koçan, Maqedonia e Veriut, e cila mori jetën e shumë të rinjve”, publikoi Kos në Iks, duke shtuar se mendimet e saj janë me viktimat, më të afërmit e tyre dhe tërë komunitetin në këtë tragjedi të tmerrshme!”.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *