Categories VENDI

59 persona kanë vdekur dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri në një diskotekë në Koçan, prokuroria po heton rastin

59 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në diskotekën „Pulse“ në Koçan, ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Sipas informacioneve të parë, siç tha Toshkovski, zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit të grupit DNK, transmeton Portalb.mk.

“Deri në ora 11:30, sa kemi marrë informata ka 59 të vdekur, nga to janë identifikuar 35 nga të vdekurit. 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.” tha Toshkovski.

Në pyetjen nëse diskoteka kishte leje dhe kush e lejoi që të hapet një diskotekë në një shtëpi me grila në dritare dhe që është ngjitur me shtëpi të tjera, Toshkovski tha se tashmë janë arrestuar disa persona në lidhje me zjarrin dhe do të përcaktohet përgjegjësia. Ai nuk e tregoi numrin e të arrestuarve, por premtoi se përgjegjësia do të vihet përpara ligjit me emër dhe mbiemër.

„Sipas informacioneve të para, zjarri shpërtheu si pasojë e shkëndijave nga mjetet piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale. Shkëndijat përfshinë pjesën e tavanit që ishte bërë nga material i lehtë dhe i djegshëm, pas së cilës zjarri u përhap shpejt. Do të kryhet autopsi për çdo person të vdekur, për t’u identifikuar“, tha Toshkovski në një konferencë për media në Koçan në ora 10:00.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *