
Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në rrezik për jetën pasi një tren ‘ICE’ është përplasur me një kamion në Hamburg.
Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, sipas mediave gjermane.








