
Në kuadër të përvjetorit të Kongresit të Manastirit që u mblodh më 1908, në Tiranë u mbajt Kuvendi Kombëtar i Gjuhës ku u paraqit maketi i Fjalorit të madh të Gjuhës shqipe, hartuar si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave me institucionet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Kreu i Akademisë dhe ministrja e Arsimit veçuan vlerat e veprës.
“Baze te dhënash me 800 milionë njësi, ku u përfshinë gjithë fjalorët e mëparshëm dhe veprat e autorëve më në ze, që nga Buzuku, Fishta e deri te Kadareja. Fjalori nuk është seleksionues ndaj dialekteve dhe krahinave në përzgjedhjen e fjalëve”, tha Gjinushi.








