
epa01078480 A Macedonian Army helicopter extinguishes a forest fire near the village of Kopance 25 km. from Skopje on 27 July , 2007.Croatia, Turkey, Slovenia and Germany have sent firefighting aircrafts to Macedonia, to help the country solving the situation with the wild-fires. EPA/DARKO ANDONOVSKI
Tetë vatra të zjarrit vazhdojnë të jenë aktive në disa zona të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 4 të tjera janë shuar. Ky është bilanci i fundit i publikuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në kohë është detektuar zjarr, pas së cilës menjëherë janë njoftuar ekipet kompetente për ndërhyrje. Informacioni i është përcjellë Njësisë Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”-Kumanovë, me qëllim reagimin sa më të shpejtë në terren.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësira të hapura, të cilat janë raportuar në komunat Prilep, Novac dhe Mogillë dhe kanë vazhduar mes fshatrave Çanishtë, Krushevicë, Lopaticë, Orle dhe Mojno. Zjarre aktive vazhdojnë të hasen edhe në komunën e Krushevës, në fshatrat Belushinë dhe Jakrenovë. Në territorin e komunës së Studeniçanit, zjarri fillon nga fshati Moranë dhe degëzohet drejt fshatit Vërtekicë dhe Ramni Gaber. Në Makedonski Brod, Kërçovë, Veles, Likovë dhe Kumanovë zjarret kanë djegur zona të përfshira me pyje, shkurre dhe vegjetacion i ulët.
Ndërkohë 4 zjarre janë shuar në komunat Radovish, Gostivar, Negotinë dhe Strugë. Autoritet vazhdojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa ekipet kundër zjarreve mbeten të angazhuara në zonat ku ka ende vatra aktive. /Alsat.mk








