Categories VENDI

Në shitje mbi 1.000 automjete të shkatërruara për skrap, do të dalin në ankand

Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar nxjerr në shitje gati 1.000 automjete të shkatërruara për skrap, të cilat do të ofrohen në një paketë të vetme ekskluzivisht për t’u trajtuar si mbetje. Parku i automjeteve të konfiskuara përfshin automjete pasagjerësh dhe mallrash, motoçikleta, traktorë dhe rimorkio. Pronarët e ardhshëm të këtyre sendeve do të kenë të drejtë vetëm të riciklojnë metalin e mbledhur.

Objekt shitjeje janë gjithsej 990 sende të luajtshme – automjete të shkatërruara për skrap (automjete pasagjerësh dhe mallrash, motoçikleta, traktorë, rimorkio) me trajtim si mbetje metalike. Vlerësimi i automjeteve është kryer sipas vlerësimeve të Ministrisë së Drejtësisë – Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore nga data 06.04.2026. Janë vlerësuar 990 automjete të cilave u është dhënë statusi i mbetjeve metalike. Sasia e saktë në kilogramë e automjeteve si hekur i vjetër do të përcaktohet në ditën e matjes dhe do të dokumentohet me fletëpeshime, pas së cilës do të bëhet faturimi me sasitë e sakta – thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.

Ankandi elektronik është caktuar për më 21 gusht 2026, me fillim nga ora 10:00, ndërsa ofertimi do të zhvillohet përmes portalit zyrtar të Agjencisë. Çmimi fillestar i shitjes për një kilogram hekur të vjetër është 13 denarë pa TVSH, ku shuma përfundimtare do të llogaritet me matjen në peshore gjatë marrjes në dorëzim.

Të drejtë ofertimi kanë vetëm personat juridikë që zotërojnë lejet e duhura për menaxhimin, grumbullimin dhe përpunimin e këtij lloji të mbetjeve, si dhe që disponojnë me mjetet e nevojshme mekanike, përkatësisht kamionë me krah ngritës (grejfer) dhe presë për balitim.

Për të gjitha automjetet, çmimi fillestar i shitjes në ankandin publik elektronik është 13 denarë për një kilogram hekur të vjetër pa TVSH. Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar nuk është obliguese e TVSH-së. Depozita për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik është 1.287.000 denarë. Kjo përbën 10 përqind të vlerës totale orientuese të automjeteve të shkatërruara për skrap dhe e njëjta paguhet në llogarinë buxhetore. Ofertuesi-blerësi, brenda 15 ditëve nga përfundimi i procedurës së ankandit elektronik, është i detyruar të lidhë Kontratë Shitjeje, të cilën do ta sigurojë duke paraqitur një garanci bankare për ekzekutim cilësor dhe me kohë të kontratës në vlerë prej 1.930.500 denarësh, pas së cilës do të hiqen mjetet e luajtshme. Blerësi merr përsipër që me automjetet e marra të veprojë në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Mbetjeve, përkatësisht Ligjin për Menaxhimin e Rrymave Shtesë të Mbetjeve – thuhet në njoftim.

Të gjitha kompanitë e interesuara për pjesëmarrje në këtë shitje masive të hekurit të vjetër duhet të paguajnë një depozitë prej 1.287.000 denarësh ose 20.927 eurosh dhe të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar në pliko të mbyllur në arkivin e Agjencisë më vonë deri më 19 gusht deri në orën 14:00.

Afati për dorëzimin e aplikimeve për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik është deri më 19.08.2026, deri në orën 14:00. Kusht për nënshkrimin e kontratës me ofertuesin më të favorshëm të zgjedhur është dorëzimi i një Garancie Bankare me shkrim për ekzekutimin cilësor të kontratës në vlerë prej 1.930.500 denarësh, ose 31.390 eurosh. Kjo shumën përbën 15% të vlerës orientuese të objektit të shitjes. Garancia bankare duhet të jetë e vlefshme deri në realizimin e plotë të kontratës. Dorëzimi i garancisë bëhet menjëherë para nënshkrimit të Kontratës së Shitjes.

Afati për tërheqjen e sendeve është 75 ditë nga nënshkrimi i kontratës së kupoblerjes. Të gjitha shpenzimet që lidhen me marrjen e automjeteve nga plasat e Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar bien mbi ngarkesën e blerësit.(INA)

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *