Categories VENDI

Gjendet pa shenja jete drejtori operativ i TV Alsat, Lirim Hajredini

Sot në mëngjes, pranë qendrës tregtare Mavrovka në Shkup, është gjetur trupi i pajetë i Lirim Hajredinit. Hajredini për më shumë se 16 vjet ishte drejtor operativ i televizionit Alsat.

Policia kishte siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit i është nënshtruar obduksionit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Redaksia e gazetës KOHA i shpreh ngushëllime të sinqerta kolegëve të televizionit Alsat-M, si dhe familjes Hajredini.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *