
Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në pikën kufitare “Tabanoc” janë sekuestruar 348 gramë bizhuteri ari, me vlerë rreth 1.3 milionë denarë, gjatë një tentative të dyshuar për kontrabandë.
Sipas njoftimit, ari u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Belgjikë.
Në çantën e bashkëudhëtares u gjetën 26 copë bizhuteri ari.








