Categories VENDI

Erkan Arifi: NJOFTIM PËR QYTETARËT

Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,

Të gjithë banorët që, si pasojë e stuhisë së fuqishme të sotme, kanë pësuar dëme materiale, nga dita e nesërme mund të parashtrojnë kërkesat e tyre në Arkivin e Komunës së Likovës. Pas pranimit të kërkesave, komisionet kompetente, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe administratën, do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve. 📝

⚠️ Si pasojë e motit të ligë, sikurse edhe në komunat e tjera në nivel shteti, është dëmtuar një pjesë e kulmit të shkollës fillore periferike në f. Ropalcë, ndërsa rruga lokale Llojan – Tabanoc ka qenë e bllokuar nga pemët e rrëzuara dhe aktualisht po pastrohet me angazhimin e vetë banorëve. 🌳🚜

🙏 Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe solidaritetin!

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *