Categories VENDI

Bujar Osmani godet rëndë VLEN-in : Kush e ka Badenterin, e ka legjitimitetin

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas bllokimit të procedimit të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke e cilësuar këtë si dëshmi të legjitimitetit të opozitës shqiptare në Kuvend.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se “kush e ka Badenterin, e ka legjitimitetin”, duke përgëzuar deputetët e partive shqiptare në opozitë për qëndrimin e tyre.

“I përgëzoj deputetët e partive politike shqiptare në opozitë: së pari, që dëshmuan se kush e ka legjitimitetin; dhe së dyti, që po e pengojnë miratimin e një prej ligjeve më antishqiptare që ka propozuar ndonjë qeveri në 25 vitet e fundit, të ashtuquajturin Ligj për Përfaqësim të Drejtë”, shkroi Osmani.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është propozuar nga Qeveria, ndërsa përfaqësuesit e VLEN-it e kanë cilësuar atë si një reformë që synon të garantojë përfaqësim të drejtë në administratën publike. Në anën tjetër, BDI dhe partitë e tjera shqiptare në opozitë e kundërshtojnë projektligjin, duke pretenduar se ai cenon mekanizmat ekzistues të mbrojtjes së përfaqësimit të shqiptarëve.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *