Categories SPORT

Sot nis Kampionati Botëror 2026, Meksika dhe Afrika e Jugut ngrenë siparin

Pritja e gjatë ka marrë fund. Pas gati tetë vitesh nga momenti kur Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara u zgjodhën organizatore të Kupës së Botës 2026, turneu më i madh futbollistik në planet nis zyrtarisht më 11 qershor.

Vëmendja e gjithë botës do të përqendrohet te Meksika, ku kombëtarja vendase do të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse të Botërorit.

Sfida, e programuar për t’u luajtur në orën 21:00, pritet të sjellë emocione të mëdha dhe të rikthejë kujtimet e Botërorit 2010, kur këto dy përfaqësuese u përballën gjithashtu në ndeshjen e parë të turneut.

“El Tri” do të kërkojë ta nisë aventurën me tri pikë përpara tifozëve të vet, ndërsa Afrika e Jugut synon të surprizojë dhe të marrë një rezultat pozitiv në debutimin e saj në këtë edicion.

Ndërkohë, dita e parë e Botërorit do të vazhdojë me një tjetër përballje interesante në Grupin A.

Në Guadalajara, Koreja e Jugut do të ndeshet me Çekinë, në një duel që premton rivalitet dhe futboll cilësor. Çekët mbërrijnë me moral të lartë pas kualifikimit përmes “play-off”-eve të UEFA-s, ndërsa aziatikët synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës së ardhshme.

Kështu, me dy ndeshje tërheqëse dhe me miliona tifozë të ngjitur pas ekraneve, nis zyrtarisht Botërori 2026.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *