
Gjatë ditës së sotme është sulmuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti.
Sipas një statusi të Bahri Zabelit, Mehani është rrahur nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij.
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka konfirmor se në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.
“Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim.
Publikohen pamjet nga sulmi ndaj Hysni Mehanit (VIDEO)








