Categories VENDI

Gazetarët në Ballkan përballen me kërcënime gjithnjë e më serioze

Trend shqetësues të përkeqësimit të hapësirës qytetare gjatë vitit të kaluar u zbulua në mbi Raportin vjetor mbi Hapësirën Qytetare në kapitullin dedikuar Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi). Edhe pse integrimi në BE mbetet një synim formal në rajon, raporti evidenton përkeqësim serioz të kërcënimeve ndaj organizatave qytetare (OQ), aktivistëve dhe gazetarëve, duke përfshirë dhunë fizike, mbikëqyrje dhe fushata të organizuara për diskreditim, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtar i rrjetit të Forumit Qytetar Evropian (ECF) dhe autor i kapitullit për Ballkanin Perëndimor, sot merr pjesë në prezantimin zyrtar të Raportit vjetor për hapësirën qytetare në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Gjetjet kryesore rajonale:

• Qëndrueshmëri financiare e rrezikuar: Ndërprerja e menjëhershme e ndihmës ndërkombëtare nga USAID ka dëmtuar programet kyçe, duke i detyruar organizatat qytetare të zvogëlojnë aktivitetet e tyre. Financimi publik mbetet i kufizuar, jotransparent dhe shpesh nën kontroll politik. Kjo varësi nga donatorët përdoret gjithashtu për të nxitur narrativa për “agjentë të huaj”.

• Sulme të synuara: Organizatat e pavarura qytetare dhe mediat janë përballur me padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), inspektime selektive, mbikëqyrje dhe bastisje policore. Në Serbi janë dokumentuar bastisje pa urdhër, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri gazetarët janë përballur me frikësime dhe sulme.

• Pasiguri juridike: Edhe pse kushtetutat garantojnë lirinë e asociimit, në praktikë po vendosen ligje kufizuese. Një shembull i dukshëm është ligji për “a• Konsultime procedurale: Pjesëmarrja në vendimmarrje po bëhet gjithnjë e më formale. Këshillat për shoqërinë civile dhe strategjitë shpesh zbatohen dobët, ndërsa konsultimet kanë ndikim të kufizuar në politikat përfundimtare.

• Ngushtimi i hapësirës së sigurt: Hapësira qytetare karakterizohet nga frika, autocensura dhe mungesa e mbrojtjes efektive. Dhuna me bazë gjinore dhe ngacmimet e synuara online, veçanërisht kundër grave, kontribuojnë më tej në mjedisin armiqësor.

Në vend të partneritetit ndërmjet organizatave qytetare dhe qeverive, në rajon është vërejtur kontroll dhe stigmatizim në rritje ndaj atyre që punojnë në fushën e demokracisë, antikorrupsionit dhe të drejtave të njeriut. BCSDN paralajmëron analizë më të detajuar përmes raportit të ardhshëm nga “Monitoring Matrix”, i cili do të përfshijë fusha kyçe si kornizat ligjore dhe liritë themelore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i garantojnë formalisht liritë qytetare, por realiteti po bëhet gjithnjë e më armiqësor për ata aktorë shoqërorë që mbajnë ton kritik. Organizatat qytetare po përballen me presion, stigmatizim dhe pasiguri në rritje. Ky është një sinjal i qartë paralajmërues se hapësira qytetare duhet të bëhet pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE dhe jo çështje dytësore”, theksojnë autoret Marija Vishinova Shemova dhe Simona Mlladenovska.

Raporti rekomandon mbrojtje më të fortë të lirive themelore, pjesëmarrje substanciale të shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse dhe mbështetje më të qëndrueshme për organizatat e pavarura qytetare në gjithë rajonin.

Kujtojmë se Maqedonia ra me 3 vende, nga 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij (RSF), dhe tani është në grupin e vendeve ku situata është “problematike”. Ndërkohë, shoqëria civile, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA), përballet me sfida serioze. Rreth 75% e organizatave të shoqërisë civile raportojnë pengesa në aktivitetet e tyre, ndërsa 22% vlerësojnë se kushtet janë përkeqësuar shumë dhe 48% se janë përkeqësuar. Për më tepër, 67% kanë përjetuar kërcënime online dhe 44% reduktim apo ndërprerje të fondeve. Vetëm 3% e organizatave besojnë se situata është përmirësuar.gjentët e huaj” në Republikën Srpska (Bosnje dhe Hercegovinë), i cili ka rritur presionin ndaj organizatave pavarësisht pezullimit të tij.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *