
Kryetari i Qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se në ditët në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për largimin e objekteve ilegale dhe mbylljen e vendkalimit në Bit Pazar.
“Sapo përfunduam para një jave me bashkëpunimin ndër komunal me komunën e Çairit. Në ditët në vijim do të fillojmë me largimin e disa objekteve të egra. Unë njoftova se ato procese do të zhvillohen në mënyrë paralele. Do të largohen të gjitha objektet ilegale që ndodhen atje dhe më vonë do të mbyllet dhe vendkalimi ilegal. Kishte kërkesa nga qytetarët e asaj pjese të qytetit që ta legalizojmë atë vendkalim por jemi kategorik që ai vend duhet të mbyllet, edhe për arsye të sigurisë së qytetarëve është më mirë ashtu të jetë por edhe për shoferët”, deklaroi Gjorgjievski.








