
Spekulimet për panelin e sezonit të ardhshëm të “Big Brother VIP” kanë nisur që herët, ndërsa emri i Arjan Konomi po përmendet si një nga kandidatët potencialë për rolin e opinionistit në edicionin e gjashtë.
Gjatë një interviste në emisionin She’s On Air, Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi ndanë përjetimet e tyre nga eksperienca si opinionistë në “Big Brother VIP 5” dhe “Fan Club”.
I pyetur për edicionin e fundit, Hajdari e cilësoi atë si “të jashtëzakonshëm”, duke theksuar suksesin dhe ndikimin e spektaklit në publik.
Sa i përket rikthimit të tij në sezonin e ardhshëm, ai u shpreh i pasigurt, duke lënë të hapur mundësinë e një angazhimi tjetër profesional.
“Nuk e di, varet nga projektet që mund të kem,” tha Hajdari, duke shtuar se nuk përjashton asnjë opsion.
Ndërkohë, i pyetur nëse do t’ia linte vendin Arjan Konomit, ai u shpreh vlerësues: “Arjan Konomi është profesor i kësaj pune.”
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për përbërjen e panelit të “Big Brother VIP 6”, por emrat e përfolur kanë rritur interesin e publikut për sezonin e ri. /GazetaExpress/








