
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në aksionin antibotox gjatë ditës së djeshme, janë arrestuar 14 persona. Sipas Policisë, aksioni është zhvilluar në Shkup, Strumicë dhe Manastir. Ndërsa janë ngritur kallëzime penale ndaj 19 personave fizikë dhe gjashtë personave juridikë.
“Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi më të mëdha barnash dhe mjetesh mjekësore (filerë, botoks, hialuron), 39.285 euro, 2.490 franga zvicerane dhe 26.000 denarë, një automjet pasagjerësh i markës “Porsche”, sasi më e madhe parfumesh dhe deklarata për to, telefona celularë, substancë bimore dhe të tjera”, thonë nga MPB.
Në mesin e të arrestuarve ka mjekë, pronarë ordinancash dermatologjike dhe organizatorë të rrjetit të transportit dhe shitjes së produkteve të paligjshme.
“Sot (24.04.2026), Njësia për Krim Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka paraqitur kallëzim penal kundër 19 personave fizikë dhe gjashtë personave juridikë, edhe atë: kundër N.A. (43), S.K. (46), A.K. (41), M.Gj. (47), Gj.S. (32), S.M.S. (31) dhe V.S. (49) për “cenim të të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal) dhe “bashkim kriminal” (neni 394 paragrafi 1 i Kodit Penal), kundër V.A. (61), R.T.Gj. (53) – bashkëpronare e një personi juridik nga Shkupi, N.K. (42) – e punësuar si mjeke në ISHP “8 Shtatori”, A.K. (45) – i punësuar si mjek në ISHP “8 Shtatori”, D.F. (44) – i punësuar në ISHP “Klinika Universitare për Dermatologji Shkup”, M.I.V. (38) – e punësuar si mjeke në ISHP “8 Shtatori”, A.T. (27), S.F. (36) – menaxher i një personi juridik nga Shkupi, K.A. (53) – menaxher i një personi juridik nga Manastiri, O.D. (65) – menaxher i një personi juridik nga Shkupi dhe S.A. (40) – menaxher i një personi juridik nga Shkupi për “cenim të të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2) në lidhje me nenin 22 “bashkëkryerje” dhe “bashkim kriminal” (neni 394 paragrafi 2) të Kodit Penal, A.M. (38) për “marrje ryshfeti” (neni 357), “bashkim kriminal” (neni 394 paragrafi 2) dhe “cenim të të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 5 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2) në lidhje me nenin 22 “bashkëkryerje” të Kodit Penal dhe kundër pesë personave juridikë nga Shkupi dhe një nga Manastiri për “cenim të të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” (neni 285 paragrafi 6 në lidhje me paragrafët 1 dhe 2) të Kodit Penal”, theksojnë nga MPB.








