Categories VENDI

Presidenti Erdogan priti presidenten Siljanovska-Davkova në Stamboll, prezent edhe kreu i inteligjencës turke

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e priti presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe me një ceremoni zyrtare.

Sipas njoftimit të Presidencës turke, dy liderët prezantuan delegacionet e tyre dhe më pas zhvilluan një takim.

Në takim morën pjesë edhe kreu i shërbimit inteligjent turk (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri i presidentit, Akif Çagatay Kılıç.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *