Categories VENDI

Ilir Hasani: Skandaloze që provimi i jurisprudencës në shqip të jepet me kërkesë të studentit

Opozitarja Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron skandaloz qëndrimin e Avokatit të Popullit për provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar atë në kundërshtim me të drejtat e garantuara me ligj dhe Kushtetutë.

Deputeti Ilir Hasani theksoi se është e papranueshme që përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore të kushtëzohet me kërkesë të kandidatëve.

-Po ashtu që kjo çështje të arsyetohet me nevojën për harmonizim me ligje të tjera, njësoj është e pabazë meqë ligji për përdorimin e gjuhëve i rregullon këto çështje dhe obligon institucionet për zbatim të drejtpërdrejtë. Problemi nuk qëndron te ligjet, të nderuar qytetarë problemi qëndron te mungesa e vullnetit për zbatimin e tyre në praktikë”, theksoi Ilir Hasani

Ky reagim vjen pasi Avokati i Popullit, Faton Selami, i ka propozuar Qeverisë që me kërkesë të studentëve, provimi i Jurisprudencës, Noterisë dhe Përmbarimit, të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe (FOTON E KENI NE BRUTO)
Të pyetur për reagimin e BDI-së, nga zyra e Avokatit të Popullit, thanë se nuk komentojnë qëndrime të partive.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *