Categories VENDI

Arrestohet drejtori i Inspektoratit për Bujqësi, u kap me ryshfet prej 50.000 euro

Screenshot

Shërbimet për luftë kundër krimit të organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike kanë arrestuar një drejtor aktual të një institucioni shtetëror, i dyshuar se është kapur duke kërkuar dhe pranuar ryshfet prej 50.000 eurosh, thanë burime jozyrtare.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vaso Anakiev, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht identitetin e të arrestuarit.

Ende nuk është e qartë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Zyrtarë të përfshirë në operacion, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se aksioni është pjesë e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin në mënyrë të paanshme dhe pa përjashtime.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *