
Ditën e martë, Sekretari i Pïrgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Burimet bëjnë me dije se në këtë takim do të marrë pjesë dhe në një stërvitje demonstruese të ushtrisë.
Kjo është vizita e parë e Ruttes në Shkup si shefi i NATO-s, pasi më herët ai e ka vizituar Shkupin në 2021si kryeministër i Holandës.
Rutte do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Ndërsa mësohet se do të takohet dhe me kryeministrin Hristijan Mickocski dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.








