Categories VENDI

KSHZ: Deri në mesnatë qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore

Në mesnatë përfundon afati për shqyrtimin e të dhënave në Listën Zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se deri në mesditë, 6787 qytetarë kanë kontrolluar Listën Zgjedhore. Prej të cilëve, 11 kanë kërkuar regjistrim, ndërsa 199 fshirje nga lista.

“11 persona kanë kërkuar regjistrim në Listën Zgjedhore, 199 kanë kërkuar fshirje nga Lista, prej të cilëve 197 për shkak të vdekjeve dhe 2 për shkak të largimit nga shteti.151 qytetarë kanë kërkuar ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore”, njoftojnë nga KSHZ.

Kontrolli i Listës Zgjedhore ka filluar më 23 gusht, ku në afat prej 20 ditësh, qytetarët shfrytëzojnë mundësinë për plotësim, regjistrim apo ndryshim të të dhënave. Kjo mundësohet përmes kërkesës në zyrat rajonale dhe në postën elektronike të KSHZ-së. Po ashtu kjo procedurë bëhet edhe online përmes faqes së KSHZ-së, SEC.mk. Aty tregohet saktë se kush në cilin vendvotim duhet të votojë. Lista zgjedhore gjithnjë ka qenë problematike, më së shumti për shkak ndryshimit të adresave të qytetarëve, apo shpërnguljes nga një qytet në tjetrin. Lista Zgjedhore kanë qenë kryetemë në zgjedhjet e 2016-tës, kur atë kohë VMRO-DPMNE pati regjistruar votues fantom në adresa ku kryesisht nuk banonte askush. Në fakt, votuesit fantomë kanë ekzistuar edhe në ciklet e mëhershme zgjedhore. Disa prej tyre ishin me prejardhje nga Pusteci i Shqipërisë, e disa prej tyre nga Dragashi i Kosovës. Mijëra votues fantomë ishin në komunën Qendër të shpërndarë në disa adresa. Kjo ishte kryetemë edhe në bombat që publikonte atë kohë ish kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. /Alsat.mk

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *