Categories BOTA

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luftë me Rusinë

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë.


https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N571601.4868980ALSAT.MK/B34083678.428013934;dc_ver=106.314;sz=300×250;u_sd=3;dc_adk=2349325569;rc=3;ord=9iitf1;click0=https%3A%2F%2Ftrack.adform.net%2FC%2F%3Fbn%3D83375837%3Badfibeg%3D0%3Bcdata%3DZO-XYQIwsJmPTtnFzan6FDA14FephGVmf0oX_xkClFjOS1BBvAhTNvT9sLlr6Gfp2uxlX_cucYfB81ifIhuSCd96ALgB0cbbbaNT5l8u8Sm116ChtRJhxTv50bt5NDWTS9Kt11It-dPeQcxmwW3TLIdM1LPqwUwVrgMe13_DX-riKmW2X4qrsq02ohIOvD3uWCcfLeGeghM1%3B%3BCREFURL%3Dhttps%253a%252f%252falsat.mk%252fmedvedev-finlanda-po-pergatitet-per-lufte-me-rusine%252f%3BC%3D1%3Bcpdir%3D;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Falsat.mk%2Fmedvedev-finlanda-po-pergatitet-per-lufte-me-rusine%2F$0;xdt=0;crlt=gC6EAA1kYV;stc=1;sttr=4;rcsrc=h;prcl=s

“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.

Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë.

Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.

Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë./REL

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *