Categories VENDI

Mexhiti sfidon Osmanin për DEBAT, Osmani kërkon debat me Mickoskin! A do të ketë përballje televizive të kandidatëve për Çairin?

Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti ka sfiduar kundërkandidatin e tij, Bujar Osmani për debat publik, njofton TV21.

“Tash ka dalë për Çairin, le të urdhërojë të zgjedhë kudo dhe kur të dojë, t’i sqarojmë të gjitha dilemat”, tha Mexhiti.

Ndërkaq Osmani gjatë ditës tha se do të debatonte me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Unë natyrisht nuk do t’i ik debatit, mirëpo unë mendoj se nuk duhet ta bëjmë me ndërmjetësues. Unë dua të debatoj me kryesorin. Dua të debatoj me Mickoskin”, tha Osmani.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *