Categories VENDI

65 milion euro janë ndarë nga buxheti shtetëror për ndërtimin e Kampusit Universitar dhe parkingun nëntokësor te Sheshi Skënderbeu në Shkup

65 milion euro janë ndarë nga buxheti shtetëror për ndërtimin e Kampusit Universitar dhe parkingun nëntokësor te Sheshi Skënderbeu në Shkup, projekte të premtuara prej vitesh dhe të parealizuara më herët. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti zotohet se realizimi i këtyre projekteve do të fillojë shumë shpejt. “Gjithçka është gati për nisjen e tyre.

Këto investime do të sjellin përfitime afatgjata për studentët, qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Shkupit”, shkruan Mexhiti. Faza e tretë e sheshit Skenderbeu, që përfshin parkimin nëntokësor, ishte pjesë e projektit fillestar, shumë vite më parë. Përgjegjësinë për moskompletimin e projektit në atë kohë, nuk e mori asnjë institucion.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *