Categories VENDI

Salih Murat takohet me Bujar Osmanin në Shkup: “E uroj për kandidaturën në Çair”

Sot në Shkup, kryetari i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, u takua me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet lokale, Bujar Osmani.

Murat tha se gjatë takimit diskutuan dhe vlerësuan tema të ndryshme, duke shprehur njëherazi përkrahjen e tij personale, të lëvizjes që drejton dhe të komunitetit turk për kandidaturën e Osmanit.

“E uroj për kandidaturën e tij dhe i dëshiroj suksese. Ai njihet si ministri më efikas, më punëtor dhe më autoritar i Punëve të Jashtme që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Besoj se me përvojën e tij të gjerë do t’i japë shkëlqim Çairit dhe do të mbështesë strukturën e çarshisë së vjetër turke”, deklaroi Murat.

Ai shtoi se Osmani ka krijuar marrëdhënie të ngushta me komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut dhe ka forcuar miqësinë me Republikën e Turqisë, duke shprehur bindjen se edhe si kryetar i komunës do t’u japë rëndësi kulturës dhe vlerave të përbashkëta.

“Jam i bindur se gjatë detyrës së tij do t’i vazhdojë këto miqësi dhe do të punojë për zhvillimin e Çairit”, përfundoi Murat.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *