
Sky News ka raportuar me burime se Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ndërprerë takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, përcjell Reporteri.net.
Telefonatën e bëri në një pjesë tjetër të Shtëpisë së Bardhë, nga vendi ku po takohej me udhëheqësit evropianë.
Ndërkohë, Bild ka raportuar se takimi do të vazhdojë pas telefonatës.
Një telefonatë të tillë e paralajmëroi Trump qysh në fillim të takimit.
“Sapo kam folur me presidentin Putin në mënyrë indirekte, dhe do të kemi një bisedë telefonike menjëherë pas këtyre takimeve sot, dhe mund të kemi ose jo një takim trepalësh”, tha Trump.
Trump shtoi se Putini “po pret thirrjen time kur të përfundojmë këtë takim”.








