Categories VENDI

Pacientët përveç onkologjisë në Shkup, terapi mund të marrin edhe në Tetovë, Manastir dhe Shtip

Pacientët onkologjikë nga brenda e vendit do të mund të marrin terapi në tre qytete – Tetovë, Manastir dhe Shtip, si dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha sot se qendrat shëndetësore në këto qytete tashmë kanë onkologë specialistë, por në të ardhmen do të formohen ekipe të tëra që do të kujdesen për shëndetin e pacientëve me kancer ndërsa ata marrin terapinë e nevojshme. 

“Projekti është gati dhe po analizojmë se çfarë duhet të bëjmë për t’i pajisur plotësisht këto qendra. Ekzistojnë mundësi hapësinore në Manastir, vetëm duhet të blejmë një simulator CT dhe të fillojmë aplikimin e terapisë. Protokollet që do t’u shpjegohen të gjitha qendrave janë gati, dhe do të nevojitet trajnim shtesë për mjekët dhe stafin mjekësor. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe duam që hapat e rinj që po ndërmarrim të jenë të sigurt për të gjithë pacientët”, tha Aliu

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, thotë se hapi i parë në decentralizimin e trajtimit onkologjik është bërë duke shtuar dy barna nga lista e spitalit që tani mund të gjenden në çdo farmaci.

“Mbi 2,500 pacientë me kancer në gji nuk do të duhet të shkojnë më në Klinikën e Onkologjisë katër herë në vit për terapi sepse ajo do të jetë e disponueshme në çdo farmaci, dhe klinika gjithashtu do të ketë mbi 10,000 kontrolle më pak”, tha Klekovski

Klinika e Onkologjisë vazhdimisht është përballur me mungesë terapie

Kujtojmë se edhe në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritëm alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, mungonin. (Portalb)

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *