
Bostani ka dalë tashmë në tregjet dhe marketet e Kosovës, por çmimi me të cilin po shitet ka befasuar qytetarët, shkruan Kujdestari.info.
Në disa markete, gjysma e një bostani po kushton deri në 11 euro, një shumë që për shumë familje konsiderohet e papërballueshme për një frut sezonal që tradicionalisht njihet si i lirë dhe i konsumuar gjerësisht gjatë pranverës dhe verës.
Sipas çmimeve të vendosura në rafte, kilogrami i bostanit po shitet me rreth 2.79 euro, duke e kthyer këtë produkt në luks për shumë konsumatorë.
Tregtarët zakonisht arsyetohen me faktin se bëhet fjalë për bostan të hershëm, import dhe me sasi të kufizuara në treg, megjithatë shumë konsumatorë po zgjedhin të presin javët në vijim me shpresën se çmimet do të bien me shtimin e furnizimit dhe afrimin e sezonit veror. /Kujdestari.info/








