Categories VENDI

Kërcënimi për bombë në “City mall” doli i rremë, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi zyrtarisht se pas kontrolleve të hollësishme antiterror, raportimi për një mjet shpërthyes në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë.

Ngjarja nisi pas një mesazhi kërcënues të dërguar në adresën elektronike të Ministrisë, gjë që aktivizoi menjëherë protokollet e sigurisë. Policia evakuoi stafin dhe vizitorët, ndërsa njësitet speciale kontrolluan mjediset e brendshme dhe brezin përreth objektit, duke konstatuar se nuk kishte rrezik real.

Ky incident vjen në një kohë kur Shkupi po përballet me një valë të pandërprerë kërcënimesh hibride. Përveç qendrave tregtare, objektiv i këtyre alarmeve javët e fundit kanë qenë shpeshherë edhe institucionet arsimore, ku dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme janë detyruar të ndërpresin procesin mësimor, si dhe objekte të tjera publike.

Autoritetet e sigurisë po punojnë për zbulimin e burimeve të këtyre e-maileve, të cilat po shkaktojnë panik te qytetarët dhe dëme ekonomike, ndërsa bëhet thirrje për maturi deri në zbardhjen e plotë të rasteve nga ana e sektorit për krimin kompjuterik.(INA)

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *