Categories VENDI

MPB publikoi regjistrin e sulmeve ndaj gazetarëve

MPB njofton se është publikuar regjistri i sulmeve ndaj gazetarëve, duke theksuar se siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve janë shtylla e shoqërisë demokratike. Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Brendshme thekson bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm dhe aktiv me shoqatat dhe institucionet që punojnë për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve.”

Si pjesë e këtij angazhimi dhe bashkëpunimit të ngushtë midis MPB-së dhe Showarës të Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në faqen kryesore të MPB-së është vendosur një lidhje që çon tek regjistri i sulmeve ndaj gazetarëve, i cili publikohet në faqen e SHGM-së. Ky regjistër paraqet rastet e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve — me detaje për llojin e sulmit, vendndodhjen, statusin e kallëzimit dhe procedurën e mëtejshme.

Siguria e gazetarëve është një nga prioritetet kryesore të MPB-së dhe gjatë viteve të fundit është punuar intensivisht në këtë fushë, ku janë të dukshme rezultatet e këtij angazhimi. Përveç tjerash, është caktuar një pikë kontakti, që ka kontribuar shumë për zgjidhjen më të shpejtë dhe efikase të rasteve që lidhen me gazetarët. Në koordinim me SHGM-në, MPB vazhdon të punojë në këtë fushë.

Formimi i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve përbën një organ ndërministror që përfshin institucione qeveritare dhe organizata joqeveritare, të lidhura me fushën e gazetarisë. Procesi i formimit është në zhvillim dhe pas përfundimit të tij, një nga detyrat kryesore do të jetë miratimi i Planit Kombëtar të Veprimit për mbrojtjen e gazetarëve. Ky proces realizohet brenda fushatës së Këshillit të Evropës “Siguria e Gazetarëve”, në koordinim me pikën kombëtare të kontaktit.

Koordinimi midis policisë, prokurorisë dhe organizatave të gazetarëve është në nivel të lartë dhe kjo kontribuon shumë në zgjidhjen e shpejtë dhe efikase të rasteve që lidhen me gazetarët. Ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen për një zgjidhje sa më efektive të çdo rasti të sulmit ndaj punonjësve të mediave. Duke u udhëhequr nga motoja “Gjithmonë mund më mirë”, policia, prokuroria dhe organizatat e gazetarëve do të forcojnë dhe përmirësojnë më tej bashkëpunimin ekzistues.

Manuali për sigurinë e gazetarëve, i hartuar në koordinim me ZNM dhe Prokurorinë Publike, zbatohet në MPB dhe gjatë vitit të kaluar u përditësua. Ai do të vazhdojë të përditësohet edhe në të ardhmen, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm dhe rritjen e nivelit të sigurisë së gazetarëve, e cila është prioritet kryesor i udhëheqjes së MPB-së.

Ministria bën apel tek të gjithë gazetarët që, nëse përballen me kërcënime, sulme verbale ose fizike, ose çdo lloj presioni, menjëherë të raportojnë rastet. MPB është e detyruar të ndëshkojë autorët dhe të mbrojë të drejtën e publikut për informim të lirë.

“Bashkë me punonjësit e mediave dhe organizatat qytetare, vazhdojmë të ndërtojmë një mjedis të sigurt ku gazetarët mund të kryejnë profesionin e tyre lirshëm dhe pa frikë,” thonë nga MPB.

LEXO MË SHUMË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *