{"id":51215,"date":"2026-07-14T17:53:40","date_gmt":"2026-07-14T17:53:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=51215"},"modified":"2026-07-14T17:53:41","modified_gmt":"2026-07-14T17:53:41","slug":"dhuna-mes-te-rinjve-po-behet-spektakel-rasti-i-kumanoves-ngre-alarmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=51215","title":{"rendered":"Dhuna mes t\u00eb rinjve po b\u00ebhet spektak\u00ebl! Rasti i Kumanov\u00ebs ngre alarmin"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"929\" height=\"564\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Screenshot_1-35.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-51216\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Screenshot_1-35.png 929w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Screenshot_1-35-300x182.png 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Screenshot_1-35-768x466.png 768w\" sizes=\"(max-width: 929px) 100vw, 929px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Sektori p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Brendshme n\u00eb Kumanov\u00eb ka ngritur kall\u00ebzim penal ndaj P.A. (18) nga fshati Llojan i Komun\u00ebs s\u00eb Likov\u00ebs, si dhe ndaj dy t\u00eb miturave t\u00eb mosh\u00ebs 14 dhe 15 vje\u00e7 nga Kumanova, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cdhun\u00eb\u201d, sipas nenit 386, paragrafi 3 t\u00eb Kodit Penal<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">An\u00ebmsha SHABANI<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkup, 14 korrik \u2013 Nj\u00eb video e publikuar dit\u00ebt e fundit n\u00eb rrjetet sociale, ku tri vajza ushtrojn\u00eb dhun\u00eb fizike ndaj nj\u00eb 14-vje\u00e7areje nga Kumanova, ka rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes nj\u00eb fenomen q\u00eb po merr p\u00ebrmasa gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsuese, dhun\u00ebn mes bashk\u00ebmoshatar\u00ebve dhe shnd\u00ebrrimin e saj n\u00eb spektak\u00ebl p\u00ebr rrjetet sociale. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb, ajo u denoncua n\u00eb polici vet\u00ebm pasi pamjet u b\u00ebn\u00eb publike, duke ngritur pik\u00ebpyetje jo vet\u00ebm p\u00ebr frik\u00ebn e viktimave p\u00ebr t\u00eb raportuar, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si dhuna po normalizohet mes t\u00eb rinjve, shkruan gazeta KOHA.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti i Kumanov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar. Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit t\u00eb fundit jan\u00eb publikuar edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme n\u00eb Shkup dhe Tetov\u00eb, ku viktimat jan\u00eb rrahur, posht\u00ebruar dhe filmuar nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt, nd\u00ebrsa videot jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale. N\u00eb vend q\u00eb telefonat celular\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste ato jan\u00eb kthyer n\u00eb mjet p\u00ebr regjistrimin dhe publikimin e dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Sektori p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Brendshme n\u00eb Kumanov\u00eb ka ngritur kall\u00ebzim penal ndaj P.A. (18) nga fshati Llojan i Komun\u00ebs s\u00eb Likov\u00ebs, si dhe ndaj dy t\u00eb miturave t\u00eb mosh\u00ebs 14 dhe 15 vje\u00e7 nga Kumanova, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cdhun\u00eb\u201d, sipas nenit 386, paragrafi 3 t\u00eb Kodit Penal. \u201cM\u00eb 13 mars 2026, rreth or\u00ebs 18:00, t\u00eb dyshuarat e kan\u00eb thirrur nj\u00eb vajz\u00eb 14-vje\u00e7are q\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia e saj, pas s\u00eb cil\u00ebs e kan\u00eb bindur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb pran\u00eb qendr\u00ebs sportive \u2018Sokolana\u2019 n\u00eb Kumanov\u00eb. Atje, fillimisht e kan\u00eb fyer, e m\u00eb pas e kan\u00eb sulmuar fizikisht, duke e regjistruar t\u00eb gjith\u00eb incidentin me telefon celular. Pas dhun\u00ebs, t\u00eb dyshuarat e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar t\u00eb mitur\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos e raportoj\u00eb incidentin dhe t\u00eb mos flas\u00eb p\u00ebr videon e regjistruar, duke i th\u00ebn\u00eb se, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u2019i ndodhte di\u00e7ka edhe m\u00eb e keqe\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e MPB-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Prokuroria Themelore Publike n\u00eb Kumanov\u00eb konfirmuan se rasti po trajtohet me procedur\u00eb urgjente. Kryetarja e Prokuroris\u00eb, Teuta Bediu-Ramadani, b\u00ebri t\u00eb ditur se menj\u00ebher\u00eb pas publikimit t\u00eb videos \u00ebsht\u00eb hapur l\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr 18-vje\u00e7aren \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraqitjes s\u00eb detyrueshme nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, nd\u00ebrsa dy t\u00eb miturat do t\u00eb ndiqen sipas dispozitave q\u00eb rregullojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, brenda k\u00ebtij viti, sipas MPB-s\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb rasti i tret\u00eb kur grupe t\u00eb rinjsh ushtrojn\u00eb dhun\u00eb ndaj bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, nd\u00ebrsa incidentet filmohen me q\u00ebllim publikimin n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Burime p\u00ebr gazet\u00ebn KOHA b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se nj\u00ebra nga vajzat e p\u00ebrfshira n\u00eb rast, nga Komuna e Likov\u00ebs, edhe m\u00eb her\u00ebt kishte shfaqur sjellje problematike n\u00eb ambientin e shkoll\u00ebs dhe, sipas tyre, ishte p\u00ebrjashtuar dy her\u00eb nga shkolla p\u00ebr incidente t\u00eb ngjashme. K\u00ebto informacione nuk jan\u00eb konfirmuar zyrtarisht nga institucionet arsimore, por n\u00ebse rezultojn\u00eb t\u00eb sakta, do t\u00eb n\u00ebnkuptonin se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb incident t\u00eb izoluar, por p\u00ebr nj\u00eb model sjelljeje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KUR DHUNA B\u00cbHET MJET P\u00cbR FAM\u00cb N\u00cb RRJETET SOCIALE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sociologu Gazmend Dervodeli p\u00ebr gazet\u00ebn KOHA vler\u00ebson se rastet e fundit nuk mund t\u00eb shihen si incidente t\u00eb izoluara, por si pasoj\u00eb e ndryshimeve q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb rrjetet sociale n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb rinjt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pranimin dhe v\u00ebmendjen e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve. \u201cMendoj se rritja e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs mes bashk\u00ebmoshatar\u00ebve \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e disa faktor\u00ebve q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrthurur. Rrjetet sociale kan\u00eb krijuar nj\u00eb kultur\u00eb ku disa t\u00eb rinj k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje dhe miratim p\u00ebrmes numrit t\u00eb shikimeve dhe p\u00eblqimeve, edhe kur kjo v\u00ebmendje vjen nga sjellje t\u00eb papranueshme. Fakti q\u00eb autor\u00ebt e incizojn\u00eb dhe e publikojn\u00eb vet\u00eb dhun\u00ebn tregon se, n\u00eb shum\u00eb raste, ata nuk e perceptojn\u00eb pesh\u00ebn e veprimit t\u00eb tyre ose besojn\u00eb se do t\u00eb fitojn\u00eb mb\u00ebshtetje nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese, sepse tregon munges\u00eb empatie dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr pasojat q\u00eb dhuna l\u00eb tek viktima\u201d, thot\u00eb Dervodeli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, sot rrjetet sociale nuk ndikojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb rinjt\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb identitetin e tyre. Kur popullariteti matet me klikime dhe shp\u00ebrndarje, ekziston rreziku q\u00eb edhe nj\u00eb akt dhune t\u00eb perceptohet si rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar fam\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme. \u201cD\u00ebshira p\u00ebr fam\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe sfidat online mund t\u2019i shtyjn\u00eb disa t\u00eb rinj t\u00eb kalojn\u00eb kufijt\u00eb e pranuesh\u00ebm, pa menduar p\u00ebr pasojat. Prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb edukohen jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb, por edhe p\u00ebr vlerat njer\u00ebzore. Duhet t\u2019u m\u00ebsojm\u00eb se respekti, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe empatia kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb sesa fama e momentit n\u00eb rrjetet sociale. N\u00ebse arrijm\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb, do t\u00eb kemi m\u00eb pak dhun\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebkuptim mes t\u00eb rinjve\u201d, shton ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dervodeli thekson se p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk mund t\u00eb bjer\u00eb vet\u00ebm mbi institucionet e rendit. Sipas tij, familja, shkolla dhe institucionet duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar sjelljet problematike n\u00eb fazat e hershme dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">LIGJI PARASHIKON P\u00cbRGJEGJ\u00cbSI, POR EKSPERT\u00cbT K\u00cbRKOJN\u00cb EDHE PARANDALIM<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Juristja Arta Selmani p\u00ebr gazet\u00ebn KOHA thot\u00eb se rasti i Kumanov\u00ebs nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb akt dhune fizike, pasi ai p\u00ebrfshin edhe elemente t\u00eb cenimit t\u00eb dinjitetit dhe privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb viktim\u00ebs p\u00ebrmes regjistrimit dhe publikimit t\u00eb videos.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNga aspekti juridik, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast serioz q\u00eb nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm dhun\u00ebn fizike, por edhe cenimin e dinjitetit dhe privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb viktim\u00ebs p\u00ebrmes publikimit t\u00eb videos. Vajza 18-vje\u00e7are trajtohet si person i rritur dhe mund t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb penale, nd\u00ebrsa t\u00eb miturat trajtohen sipas Ligjit p\u00ebr Drejt\u00ebsi p\u00ebr F\u00ebmij\u00ebt, ku parashihen masa edukative, rehabilituese dhe mbik\u00ebqyr\u00ebse, por n\u00eb raste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda mund t\u00eb aplikohen edhe masa m\u00eb t\u00eb ashpra t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. Autoritetet duhet t\u00eb hetojn\u00eb plot\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb secilit person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb\u201d, shprehet Selmani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo thekson se reagimi institucional duhet t\u00eb jet\u00eb i shpejt\u00eb dhe i vendosur, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar autor\u00ebt, por edhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se dhuna nuk tolerohet. \u201cReagimi institucional duhet t\u00eb jet\u00eb i shpejt\u00eb dhe efektiv, sepse nd\u00ebshkimi nuk ka vet\u00ebm karakter represiv, por edhe parandalues. Shoq\u00ebria nuk duhet ta normalizoj\u00eb dhun\u00ebn dhe as ta trajtoj\u00eb at\u00eb si spektak\u00ebl p\u00ebr rrjetet sociale. Krahas p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb juridike, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe shkollat, familjet, psikolog\u00ebt dhe qendrat p\u00ebr pun\u00eb sociale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohet p\u00ebrs\u00ebritja e rasteve t\u00eb tilla dhe t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb mjedis m\u00eb i sigurt p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb\u201d, vler\u00ebson juristja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe ,n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb parandaluar raste t\u00eb ngjashme, Ministria e Arsimit ka paralajm\u00ebruar se nga shtatori do t\u00eb nis\u00eb zbatimin e nj\u00eb programi me psikolog\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla, i cili synon identifikimin e hersh\u00ebm t\u00eb shenjave t\u00eb delikuenc\u00ebs dhe sjelljeve t\u00eb dhunshme tek nx\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, rasti i Kumanov\u00ebs d\u00ebshmon se problemi nuk fillon n\u00eb momentin kur publikohet nj\u00eb video n\u00eb rrjetet sociale, por shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Kur nj\u00eb akt dhune organizohet, filmohet, shoq\u00ebrohet me k\u00ebrc\u00ebnime dhe m\u00eb pas shp\u00ebrndahet p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar viktim\u00ebn, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb konflikt mes adoleshent\u00ebsh. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fenomen q\u00eb k\u00ebrkon reagim t\u00eb koordinuar t\u00eb familjes, shkoll\u00ebs, institucioneve dhe gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dhuna t\u00eb mos shihet si mjet p\u00ebr fam\u00eb, por si nj\u00eb sjellje q\u00eb ka pasoja t\u00eb r\u00ebnda ligjore, sociale dhe njer\u00ebzore.&nbsp;<strong>(koha.mk)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas t&euml; dh&euml;nave m&euml; t&euml; fundit t&euml; Ministris&euml; s&euml; Pun&euml;ve t&euml; Brendshme, Sektori p&euml;r Pun&euml; t&euml; Brendshme n&euml; Kumanov&euml; ka ngritur kall&euml;zim penal ndaj P.A. (18) nga fshati Llojan i Komun&euml;s s&euml; Likov&euml;s, si dhe ndaj dy t&euml; miturave t&euml; mosh&euml;s 14 dhe 15 vje&ccedil; nga Kumanova, p&euml;r shkak t&euml; dyshimit se kan&euml; kryer vepr&euml;n [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":51216,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-51215","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/51215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=51215"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/51215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51217,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/51215\/revisions\/51217"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/51216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=51215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=51215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=51215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}