{"id":50612,"date":"2026-05-22T07:57:34","date_gmt":"2026-05-22T07:57:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=50612"},"modified":"2026-05-22T07:57:34","modified_gmt":"2026-05-22T07:57:34","slug":"vetem-gjysma-e-milionave-te-premtuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=50612","title":{"rendered":"VET\u00cbM GJYSMA E MILIONAVE T\u00cb PREMTUARA!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/703157478_1005503545333814_508033965644976766_n-1024x683.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-50613\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/703157478_1005503545333814_508033965644976766_n-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/703157478_1005503545333814_508033965644976766_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/703157478_1005503545333814_508033965644976766_n-768x512.jpg 768w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/703157478_1005503545333814_508033965644976766_n.jpg 1200w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonia e Veriut ka siguruar 65.7 milion\u00eb euro n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe Mekanizmit p\u00ebr Reforma dhe Rritje, njoftoi sot z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb dhe ministri p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane, Bekim Sali. Sipas tij, ky rezultat \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e progresit konkret t\u00eb arritur n\u00eb muajt e fundit dhe i reformave t\u00eb realizuara nga institucionet vendore. \u201cKy sukses nuk erdhi rast\u00ebsisht. Ai \u00ebsht\u00eb rezultat i pun\u00ebs s\u00eb koordinuar t\u00eb institucioneve, i p\u00ebrkushtimit t\u00eb administrat\u00ebs, i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike dhe i vendosm\u00ebris\u00eb q\u00eb reformat t\u00eb mos mbeten vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr, por t\u00eb prodhojn\u00eb rezultate konkrete p\u00ebr qytetar\u00ebt. Sot mund t\u00eb themi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se po hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re t\u00eb funksionimit institucional, ku rezultatet maten me realizim konkret, me efikasitet dhe me kapacitet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur obligimet q\u00eb marrim p\u00ebrsip\u00ebr\u201d, deklaroi Sali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, nga shuma e siguruar, 30.6 milion\u00eb euro do t\u00eb transferohen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb buxhetin shtet\u00ebror, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb kanalizohet drejt projekteve zhvillimore dhe investimeve strategjike p\u00ebrmes Korniz\u00ebs Investuese p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Ministri ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe p\u00ebrkushtim afatgjat\u00eb i shtetit. \u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe dinamik\u00eb, sepse besojm\u00eb se reformat nuk nd\u00ebrtojn\u00eb vet\u00ebm progres n\u00eb procesin evropian, por edhe institucione m\u00eb t\u00eb forta dhe nj\u00eb shtet m\u00eb funksional p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, krahasimi rajonal nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb hendek t\u00eb duksh\u00ebm. Q\u00eb nga fillimi i zbatimit t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrfituar 213 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa Maqedonia e Veriut 141.2 milion\u00eb euro, nj\u00eb diferenc\u00eb q\u00eb, sipas ekspert\u00ebve, reflekton dinamik\u00ebn e ndryshme t\u00eb reformave t\u00eb realizuara. Sali e relativizoi k\u00ebt\u00eb krahasim duke u ndalur te specifikat e secilit vend. \u201cP\u00ebrderisa flasim p\u00ebr krahasime mes shteteve, duhet t\u00eb flasim edhe p\u00ebr specifikat e secilit shtet, i cili ka pasur bisedime t\u00eb ve\u00e7anta me Komisionin Evropian p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar pakon e pikave q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb brenda nj\u00eb periudhe kat\u00ebrvje\u00e7are. Maqedonia e Veriut, edhe n\u00eb aspekt demografik, edhe n\u00eb aspekt t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme, nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr nuk ka marr\u00ebveshje identike. Ne i kemi pikat tona dhe specifikat e institucioneve tona, t\u00eb cilat duhet t\u2019i plot\u00ebsojm\u00eb brenda afatit t\u00eb caktuar\u201d, theksoi Sali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendit i ka mbetur nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb realizuar agjend\u00ebn reformuese me dhjet\u00eb pikat e k\u00ebrkuara nga Bashkimi Evropian. I pyetur n\u00ebse qeveria rrezikon t\u00eb mos p\u00ebrmbush\u00eb me koh\u00eb k\u00ebrkesat e Unionit, Sali u shpreh i bindur se vendi do t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb n\u00ebnt\u00eb prej dhjet\u00eb pikave. \u201cPresim q\u00eb nga dhjet\u00eb pika t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00ebnt\u00eb e gjysm\u00eb. N\u00ebse pyesni se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma, mbetet q\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb trajtohet nga ana e Komisionit Evropian si pik\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet ka nevoj\u00eb p\u00ebr dinamik\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe ta vler\u00ebsoj\u00eb angazhimin institucional t\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera se jemi n\u00eb drejtim t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb asaj pike, por mbetet vler\u00ebsimi i tyre se si do ta trajtojn\u00eb \u2013 si gjysm\u00eb pik\u00eb apo nuk do ta marrin parasysh\u201d, sqaroi Sali.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, kjo pik\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me subvencionimin e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr qytetar\u00ebt, dhe vler\u00ebsoi se mosplot\u00ebsimi i saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">BDI: VENDI HUMB GATI 70 MILION\u00cb EURO P\u00cbR MOSREALIZIM T\u00cb REFORMAVE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe nga toni triumfues i qeveris\u00eb, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim ka publikuar nj\u00eb lexim krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave shifra. Sipas BDI-s\u00eb, fakti q\u00eb Komisioni Evropian ka miratuar vet\u00ebm 65.7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet kishin p\u00ebr obligim t\u00eb realizonin reforma me vler\u00eb prej mbi 134 milion\u00eb eurosh, n\u00ebnkupton se shteti ka humbur gati 70 milion\u00eb euro mjete potenciale p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kapacitetit institucional dhe d\u00ebshtimit n\u00eb zbatimin e agjend\u00ebs reformuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb shqet\u00ebsues, sipas partis\u00eb opozitare, \u00ebsht\u00eb fakti se humbjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb regjistruar pik\u00ebrisht n\u00eb ministrit\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishin shtyllat e transformimit evropian t\u00eb vendit. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb rezulton me mbi 37 milion\u00eb euro reforma t\u00eb parealizuara, nd\u00ebrsa Ministria e Financave dhe Ministria e Energjetik\u00ebs me nga mbi 23 milion\u00eb euro secila. Pas tyre, sipas BDI-s\u00eb, renditen Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit Jet\u00ebsor, administrata publike dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ky\u00e7. \u201cAty ku duhej t\u00eb kishte reforma, ka stagnim. Aty ku duhej t\u00eb kishte rezultate, ka humbje. \u00c7do euro e humbur \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak investim n\u00eb shkolla, spitale, infrastruktur\u00eb, energjetik\u00eb dhe n\u00eb standardin e qytetar\u00ebve\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e BDI-s\u00eb, e cila akuzon qeverin\u00eb se po e izolon vendin p\u00ebrmes paaft\u00ebsis\u00eb dhe propagand\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet e rajonit avancojn\u00eb dhe sigurojn\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe evropiane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">BDI k\u00ebrkoi llogaridh\u00ebnie t\u00eb qart\u00eb institucionale: \u201cKush i d\u00ebshtoi reformat? Kush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen e k\u00ebtyre mjeteve? Dhe deri kur qytetar\u00ebve do t\u2019u shiten d\u00ebshtimet si \u2018suksese historike\u2019? E ardhmja evropiane nuk mbahet me marketing politik. Ajo k\u00ebrkon pun\u00eb, seriozitet dhe institucione funksionale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">LSDM: MBI 200 MILION\u00cb EURO T\u00cb HUMBURA NGA \u201cREFORMAT N\u00cb LET\u00cbR\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonis\u00eb, p\u00ebrmes kryetarit Venko Filip\u00e7e, ka reaguar ashp\u00ebr duke vendosur theksin te dimensioni i akumuluar i humbjeve financiare. Sipas LSDM-s\u00eb, krahas 69 milion\u00eb eurove t\u00eb pat\u00ebrhequra p\u00ebr periudh\u00ebn qershor 2025 \u2013 dhjetor 2025, duhet shtuar edhe rreth 65 milion\u00eb euro mjete t\u00eb pat\u00ebrhequra p\u00ebr shkak t\u00eb reformave t\u00eb parealizuara n\u00eb periudh\u00ebn paraprake, shum\u00eb q\u00eb e \u00e7on humbjen totale, sipas Filip\u00e7es, n\u00eb mbi 200 milion\u00eb euro. \u201cMbi 200 milion\u00eb euro t\u00eb humbura p\u00ebr shkak t\u00eb \u2018reformave\u2019 t\u00eb Mickoskit, q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb. Edhe 10 dit\u00eb deri m\u00eb 1 qershor, afati q\u00eb vet\u00eb Mickoski e vendosi. Qytetar\u00ebt po e paguajn\u00eb \u00e7mimin p\u00ebr g\u00ebnjeshtrat e tij. Reforma tani. Evropa tani\u201d, deklaroi Filip\u00e7e.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">VMRO-DPMNE: Q\u00cbNDRIMET E LSDM-S\u00cb KONTRADIKTORE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga VMRO-DPMNE, reagimet e opozit\u00ebs i cil\u00ebson si jokoherente dhe kontradiktore. Sipas tyre, LSDM-ja nuk arrin t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb qart\u00eb argumentuese p\u00ebr lidhjen mes lirimit t\u00eb mjeteve dhe zbatimit t\u00eb reformave. \u201cN\u00eb komunikat\u00ebn e LSDM-s\u00eb thuhet se Serbia nuk ka marr\u00eb mjete nga BE-ja p\u00ebr Planin e Rritjes sepse, si\u00e7 thon\u00eb, nuk ka zbatuar reforma. Nga ana tjet\u00ebr, thon\u00eb se edhe Maqedonia nuk i zbaton reformat, por jan\u00eb liruar mjetet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga i gjith\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor, n\u00eb vler\u00eb prej mbi 66 milion\u00eb euro. Tani, LSDM-ja le t\u00eb merret vesh me vetveten \u2013 a jan\u00eb parat\u00eb e liruara nga BE-ja p\u00ebr Maqedonin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Agjend\u00ebs s\u00eb Reformave p\u00ebr shkak t\u00eb zbatimit t\u00eb reformave, apo p\u00ebr shkak t\u00eb moszbatimit t\u00eb tyre?\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e VMRO-DPMNE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KONTEKSTI DHE AFATET KRITIKE<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Debati politik zhvillohet n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7 p\u00ebr procesin e integrimit evropian. Afati i 1 qershorit, i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e dhjet\u00eb pikave t\u00eb agjend\u00ebs reformuese, mbetet edhe sfida e ardhshme e madhe institucionale. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria projekton siguri p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e \u201cn\u00ebnt\u00eb e gjysm\u00eb\u201d pikave, opozita paralajm\u00ebron se kostoja financiare e ngecjes s\u00eb reformave po reflektohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb buxhetin e shtetit dhe n\u00eb kapacitetin e tij p\u00ebr investime publike. Vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar i Komisionit Evropian n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb jet\u00eb testi m\u00eb objektiv i t\u00eb dy narrativave.\u00a0Koha<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Maqedonia e Veriut ka siguruar 65.7 milion&euml; euro n&euml; kuad&euml;r t&euml; Planit t&euml; Rritjes p&euml;r Ballkanin Per&euml;ndimor dhe Mekanizmit p&euml;r Reforma dhe Rritje, njoftoi sot z&euml;vend&euml;skryeministri i par&euml; dhe ministri p&euml;r &Ccedil;&euml;shtje Evropiane, Bekim Sali. Sipas tij, ky rezultat &euml;sht&euml; d&euml;shmi e progresit konkret t&euml; arritur n&euml; muajt e fundit dhe i reformave t&euml; realizuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":50613,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=50612"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50612\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50614,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50612\/revisions\/50614"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/50613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=50612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=50612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=50612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}