Shkruan:DRITON DIKENA
U desh nj\u00eb bomb\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore q\u00eb t\u00eb plagoste kupol\u00ebn e saj, t\u00eb l\u00ebndonte minaren dhe t\u00eb shuante p\u00ebr nj\u00eb shekull z\u00ebrin e ezanit. Nj\u00eb shekull heshtje\u2026 nj\u00eb shekull pritje\u2026 nj\u00eb shekull dhimbje. Dhe megjithat\u00eb, xhama e Mahmud Beut n\u00eb Manastir nuk u shua.
E shnd\u00ebrruan n\u00eb stall\u00eb kuajsh, magazin plehrash\u2026e p\u00ebrbalt\u00ebn shenjt\u00ebrin\u00eb e saj. Ajo q\u00ebndroi. E plagosur, por n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. E heshtur, por me kujtes\u00eb.
Brenda saj mbet\u00ebn si ogur gjurm\u00ebt e predhave deri m\u00eb sot, si d\u00ebshmi se edhe guri e mban dhimbjen, por nuk e harron shpres\u00ebn.
Dhe sot, kur dyert e saj hapen , ajo nuk rikthehet vet\u00ebm si nj\u00eb objekt i restauruar, por si nj\u00eb shpirt i kthyer nga heshtja, q\u00eb pret t\u00eb d\u00ebgjohet s\u00ebrish\u00eb z\u00ebri e muezinit: \u201cEja n\u00eb namaz, eja n\u00eb shp\u00ebtim.\u201d
Lindja
Xhamia e Haxhi Mahmud Beut n\u00eb Manastir u nd\u00ebrtua n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVI, m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrmendet viti 1521\/1522, nd\u00ebrsa n\u00eb disa burime paraqiten edhe vitet 1530 ose 1532. Xhamia ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb \u00c7arshis\u00eb s\u00eb Vjet\u00ebr t\u00eb Manastirit, pran\u00eb zon\u00ebs historike tregtare, n\u00eb lagjen e dikurshme Tomruk M\u00ebhalla ku shpesh edhe vet\u00eb Mahmud Beu, njihej me nofk\u00ebn Tomruk Aga. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave historike, ai p\u00ebrmendet si qeveritar ose administrator i qytetit, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur Manastiri po zhvillohej si qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme urbane, tregtare dhe administrative n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane.
Rreth figur\u00ebs s\u00eb tij ekzistojn\u00eb disa mendime. Sipas nj\u00eb interpretimi, nofka Tomruk Aga mund t\u00eb lidhet me nj\u00eb detyr\u00eb administrative ose mbik\u00ebqyr\u00ebse, ndoshta me funksione sigurie apo ruajtjeje. Nd\u00ebrsa sipas nj\u00eb mendimi tjet\u00ebr, Haxhi Mahmud Beu mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga njer\u00ebzit e af\u00ebrt ushtarak\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Sulltan Bajazitit II, i cili m\u00eb pas ishte vendosur n\u00eb krye t\u00eb administrimit t\u00eb qytetit t\u00eb Manastirit.
Edhe pse nuk dihen me sakt\u00ebsi t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij, ajo q\u00eb dihet qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se Haxhi Mahmud Beu la pas nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb nuk ishte vet\u00ebm objekt adhurimi, por edhe shenj\u00eb e pozit\u00ebs, vizionit dhe ndikimit t\u00eb tij n\u00eb jet\u00ebn fetare e shoq\u00ebrore t\u00eb Manastirit.
Arkitektura e ve\u00e7ant\u00eb
Xhamia e Haxhi Mahmud Beut n\u00eb Manastir p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb arkitektur\u00ebs osmane n\u00eb rajon, me elemente q\u00eb nd\u00ebrthurin stilin selxhuk dhe tradit\u00ebn nd\u00ebrtimore lokale.
Objekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me baz\u00eb katrore prej 11.50 m x 11.50 m, nj\u00eb form\u00eb tipike p\u00ebr xhamit\u00eb e k\u00ebsaj periudhe, e cila i jep struktur\u00ebs stabilitet dhe simetri arkitektonike. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj ngrihet kupola kryesore, e cila dominon volumetrin\u00eb e objektit dhe p\u00ebrfaq\u00ebson elementin kryesor konstruktiv dhe estetik.
Minareja e xhamis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga elementet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta dhe m\u00eb t\u00eb rralla n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Maqedonis\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar me nj\u00eb stil t\u00eb dalluesh\u00ebm dhe zbukuruar me dekorime polikromatike, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb atraksion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb artistik dhe arkitektonik.<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrtimi i mureve \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dekorative, duke p\u00ebrdorur gur t\u00eb verdh\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar, nd\u00ebrsa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ritmike dhe t\u00eb menduar jan\u00eb vendosur tulla t\u00eb kuqe, t\u00eb cilat krijojn\u00eb nj\u00eb kompozim vizual t\u00eb harmonizuar dhe estetikisht t\u00eb pasur. Ky kombinim materialesh nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm funksional, por edhe nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm artistik i fasad\u00ebs.
Xhamia ka gjithsej 14 dritare, t\u00eb cilat sigurojn\u00eb ndri\u00e7im natyror t\u00eb brendsh\u00ebm dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb ambienti t\u00eb qet\u00eb dhe shpirt\u00ebror brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb faljes.
Sa i p\u00ebrket dekorimit t\u00eb brendsh\u00ebm, ai \u00ebsht\u00eb relativisht i thjesht\u00eb dhe jo i mbingarkuar, duke reflektuar nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur estetike, ku theksi vihet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb funksionin shpirt\u00ebror sesa n\u00eb zbukurimin e tep\u00ebrt.<\/p>\n\n\n\n
Megjithat\u00eb, n\u00eb aspektin artistik, objekti p\u00ebrmban edhe elemente relievore simbolike n\u00eb fasad\u00eb, t\u00eb cilat mbartin kuptime fetare dhe filozofike, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb xhami t\u00eb dallueshme nga objektet e tjera t\u00eb ngjashme.
N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, xhamia dallohet p\u00ebr:
p\u00ebrmasat e saj t\u00eb balancuara dhe struktur\u00ebn kompakte
kupol\u00ebn qendrore si element dominues
minaren me dekor unik polikrom
teknik\u00ebn dekorative t\u00eb nd\u00ebrtimit me gur dhe tulla
ndri\u00e7imin natyror p\u00ebrmes 14 dritareve
thjesht\u00ebsin\u00eb e brendshme n\u00eb kontrast me fines\u00ebn e jashtme
K\u00ebto karakteristika e b\u00ebjn\u00eb Xhamin\u00eb e Haxhi Mahmud Beut nj\u00eb nd\u00ebr objektet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta dhe m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb arkitektur\u00ebs islame osmane n\u00eb Manastir.<\/p>\n\n\n\n
Vak\u00ebfi i Haxhi Mahmud Beut
Haxhi Mahmud Beu, si nj\u00eb nga vak\u00ebfl\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Manastirit osman, themeloi nj\u00eb vak\u00ebf t\u00eb pasur dhe t\u00eb strukturuar, me q\u00ebllim sigurimin e funksionimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb xhamis\u00eb dhe kompleksit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n
Vak\u00ebfi i tij p\u00ebrfshinte:
30.000 qese aspra, ku \u00e7do qese p\u00ebrmbante nga 500 aspra, nj\u00eb shum\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr koh\u00ebn
10 sht\u00ebpi si prona t\u00eb paluajtshme
10 dyqane, q\u00eb gjeneronin t\u00eb ardhura t\u00eb vazhdueshme
fshatrat Bukov\u00eb dhe Oreov\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb ardhurat e vak\u00ebfit
t\u00eb ardhura nga vendbanime t\u00eb tjera n\u00eb rajon
P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, vak\u00ebfi i tij shtrihej edhe jasht\u00eb Manastirit, duke p\u00ebrfshir\u00eb prona n\u00eb territore t\u00eb tjera t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane:
[ ] dyqane dhe dy hamame n\u00eb Berat (Shqip\u00ebri), t\u00eb cilat kontribuonin n\u00eb financimin e vak\u00ebfit
Ky vak\u00ebf nuk ishte vet\u00ebm ekonomik, por edhe funksional, pasi mb\u00ebshteste nj\u00eb kompleks t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshinte: xhamin\u00eb medresen\u00eb \u201cTurkeler\u201d mektebin, hanin, amfiteatrin dhe hap\u00ebsirat shoq\u00ebruese.
Vak\u00ebfi kishte rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin fetar, arsimor dhe shoq\u00ebror t\u00eb Manastirit, duke mund\u00ebsuar funksionimin e institucioneve t\u00eb dijes dhe jet\u00ebs fetare. Megjithat\u00eb, sipas burimeve t\u00eb m\u00ebvonshme historike, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, nga ky vak\u00ebf i pasur kishte mbetur shum\u00eb pak.
Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, vak\u00ebfi i Haxhi Mahmud Beut mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e r\u00ebnd\u00ebsishme e tradit\u00ebs s\u00eb vak\u00ebfit n\u00eb Islam dhe e rolit q\u00eb k\u00ebto institucione kishin n\u00eb nd\u00ebrtimin e jet\u00ebs urbane dhe kulturore n\u00eb Manastir dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Medreseja \u201cTurkler\u201d
Medreseja \u201cTurkler\u201d ishte pjes\u00eb e kompleksit t\u00eb Xhamis\u00eb s\u00eb Haxhi Mahmud Beut n\u00eb Manastir. Ajo p\u00ebrmendet si nj\u00eb nga objektet kryesore shoq\u00ebruese t\u00eb k\u00ebtij kompleksi, bashk\u00eb me hanin, mektebin, dyqanet dhe vak\u00ebfet q\u00eb siguronin mir\u00ebmbajtjen e tyre.
Sipas nj\u00eb pjese t\u00eb burimeve, medreseja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rreth t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs koh\u00eb me xhamin\u00eb, pra rreth vitit 1522. Megjithat\u00eb, ekziston edhe nj\u00eb mendim tjet\u00ebr sipas t\u00eb cilit emri i k\u00ebsaj medreseje nuk paraqitet n\u00eb regjistrat vak\u00ebfnor\u00eb t\u00eb vitit 1528, prandaj mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtuar pak m\u00eb von\u00eb.
N\u00eb aspektin funksional, Medreseja \u201cTurkler\u201d dhe mektebi ishin qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs kulturore dhe arsimore t\u00eb Manastiri. Ato kontribuan n\u00eb zhvillimin e kultur\u00ebs, dijes dhe edukimit fetar n\u00eb qytet.
Medreseja u d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, sidomos gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb qytetit n\u00eb vitet 1916\u20131917. N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebvonshme p\u00ebrmendet se nga kompleksi, me kalimin e koh\u00ebs, ka mbetur xhamia dhe hani, nd\u00ebrsa objektet e tjera jan\u00eb rr\u00ebnuar ose jan\u00eb zhdukur. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr e vlefshme \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vitet 1910, si myderriz i k\u00ebsaj medreseje p\u00ebrmendet Nazif Beu. Kjo tregon se medreseja ka qen\u00eb aktive deri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX, para d\u00ebmtimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore.
Medreseja \u201cTurkler\u201d ishte nj\u00eb institucion klasik i arsimit islam, ku m\u00ebsoheshin shkencat fetare dhe disiplinat intelektuale t\u00eb tradit\u00ebs osmane, duke formuar imam\u00eb dhe dijetar\u00eb lokale. Edhe pse nuk jan\u00eb ruajtur shum\u00eb emra konkret\u00eb, roli i saj n\u00eb zhvillimin kulturor dhe arsimor t\u00eb Manastirit \u00ebsht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n
Hani dhe amfiteatri
Hani dhe hap\u00ebsira publike p\u00ebrreth tij, q\u00eb sot mund t\u00eb konceptohet si nj\u00eb lloj amfiteatri tradicional, p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb nga dimensionet m\u00eb t\u00eb gjalla dhe funksionale t\u00eb kompleksit t\u00eb Haxhi Mahmud Beut n\u00eb Manastir. Hani, i nd\u00ebrtuar si pjes\u00eb e vak\u00ebfit n\u00eb shekullin XVI, ishte nj\u00eb struktur\u00eb tipike osmane e organizuar rreth nj\u00eb oborri t\u00eb brendsh\u00ebm, me mure t\u00eb forta guri dhe dhoma t\u00eb radhitura p\u00ebrreth, t\u00eb destinuara p\u00ebr strehimin e tregtar\u00ebve dhe ruajtjen e mallrave. Ai sh\u00ebrbente si nj\u00eb nyje e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs ekonomike t\u00eb qytetit, duke lidhur drejtp\u00ebrdrejt xhamin\u00eb dhe institucionet arsimore me ritmin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb tregtis\u00eb dhe qarkullimit njer\u00ebzor n\u00eb \u00c7arshin\u00eb e Manastirit.<\/p>\n\n\n\n
N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij funksioni, hap\u00ebsira e hapur pran\u00eb hanit kishte nj\u00eb rol q\u00eb shkonte p\u00ebrtej tregtis\u00eb. Ajo sh\u00ebrbente si vend tubimi, diskutimi dhe ligj\u00ebrimi, ku njer\u00ebzit mblidheshin p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb ide, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar m\u00ebsime dhe p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtje me karakter shoq\u00ebror e edukativ. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kjo hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb form\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb nj\u00eb \u201camfiteatri\u201d urban, nj\u00eb vend ku nd\u00ebrthureshin jeta publike, dija dhe komunikimi shoq\u00ebror.
S\u00eb bashku, hani dhe kjo hap\u00ebsir\u00eb e hapur krijonin nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brenda kompleksit: nga nj\u00ebra an\u00eb, funksionin ekonomik dhe l\u00ebvizjen e vazhdueshme t\u00eb tregtis\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr, dimensionin shoq\u00ebror dhe intelektual t\u00eb jet\u00ebs qytetare. Kjo nd\u00ebrthurje e b\u00ebnte kompleksin jo vet\u00ebm nj\u00eb qend\u00ebr fetare, por nj\u00eb organiz\u00ebm t\u00eb plot\u00eb urban, ku feja, tregtia dhe kultura bashk\u00ebjetonin n\u00eb nj\u00eb harmoni funksionale dhe simbolike.<\/p>\n\n\n\n
Rikthimi
Restaurimi i Xhamis\u00eb s\u00eb Haxhi Mahmud Beut n\u00eb Manastir u realizua me mb\u00ebshtetjen e Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb saj shtet\u00ebrore, n\u00eb ve\u00e7anti Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Vak\u00ebfeve (Vak\u0131flar Genel M\u00fcd\u00fcrl\u00fc\u011f\u00fc), e cila udh\u00ebhoqi dhe financoi procesin e rikthimit t\u00eb k\u00ebtij monumenti me vler\u00eb t\u00eb madhe historike dhe shpirt\u00ebrore.
Procesi i restaurimit filloi n\u00eb vitin 2019, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur objekti kishte kaluar dekada t\u00eb t\u00ebra n\u00eb harres\u00eb dhe degradim. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb periudh\u00ebs osmane, gjat\u00eb sistemit jugosllav, kompleksi u nacionalizua nga shteti dhe humbi funksionin e saj fetar dhe ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb si depo, duke p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb struktur\u00eb dhe n\u00eb identitetin e saj arkitektonik.
Nisma p\u00ebr restaurim erdhi si pjes\u00eb e nj\u00eb angazhimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb fetare islame dhe Muftinis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Manastir p\u00ebr ruajtjen dhe rikthimin e trash\u00ebgimis\u00eb islame n\u00eb vend, me synimin p\u00ebr t\u00eb rivendosur jo vet\u00ebm form\u00ebn fizike t\u00eb objektit, por edhe rolin e tij n\u00eb jet\u00ebn fetare dhe kulturore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Gjat\u00eb punimeve u nd\u00ebrmor\u00ebn nd\u00ebrhyrje t\u00eb thella restauruese, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrforcimin e struktur\u00ebs, pastrimin e shtresave dhe nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb m\u00ebvonshme, rind\u00ebrtimin e minares mbi baz\u00ebn e fotografive historike, si dhe riorganizimin e hap\u00ebsirave t\u00eb brendshme n\u00eb p\u00ebrputhje me funksionin e saj origjinal.
Ky proces, i cili zgjati rreth kat\u00ebr vite dhe u p\u00ebrmbyll n\u00eb vitin 2025, e nxori xhamin\u00eb nga gjendja e rr\u00ebnoj\u00ebs dhe e riktheu at\u00eb n\u00eb identitetin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb , si nj\u00eb vend ibadeti dhe nj\u00eb simbol i trash\u00ebgimis\u00eb historike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, restaurimi i saj nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebrhyrje arkitektonike, por nj\u00eb akt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i ruajtjes s\u00eb kujtes\u00ebs, t\u00eb rikthimit t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb historike dhe t\u00eb forcimit t\u00eb lidhjeve kulturore nd\u00ebrmjet popujve.<\/p>\n\n\n\n
Dhe n\u00eb fund
Pas nj\u00eb shekulli heshtjeje, muret e saj nuk jan\u00eb m\u00eb d\u00ebshmitare t\u00eb harres\u00ebs, por t\u00eb gjall\u00ebris\u00eb s\u00eb besimit dhe t\u00eb historis\u00eb q\u00eb refuzon t\u00eb shuhet. Sot, kur ajo hap s\u00ebrish dyert p\u00ebr besimtar\u00ebt, ndjejm\u00eb jo vet\u00ebm g\u00ebzim, por edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb amanet.
Ky moment p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb lidhje t\u00eb rind\u00ebrtuar mes t\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb tashmes, nj\u00eb d\u00ebshmi se trash\u00ebgimia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kujtuar, por p\u00ebr t\u2019u jetuar. Dhe nd\u00ebrsa ezani do t\u00eb jehoj\u00eb s\u00ebrish nga minarja e saj, ai nuk do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr namaz, por edhe p\u00ebr nd\u00ebrgjegje, p\u00ebr fal\u00ebnderim dhe p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj rr\u00ebnj\u00ebve<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Shkruan:DRITON DIKENAU desh një bombë gjatë Luftës së Parë Botërore që të plagoste kupolën e saj, të lëndonte minaren dhe të shuante për një shekull zërin e ezanit. Një shekull heshtje… një shekull pritje… një shekull dhimbje. Dhe megjithatë, xhama e Mahmud Beut në Manastir nuk u shua.E shndërruan në stallë kuajsh, magazin plehrash…e përbaltën […]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":50226,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50225","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=50225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":50227,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/50225\/revisions\/50227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/50226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=50225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=50225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=50225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}