{"id":49971,"date":"2026-04-29T16:51:46","date_gmt":"2026-04-29T16:51:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=49971"},"modified":"2026-04-29T16:51:47","modified_gmt":"2026-04-29T16:51:47","slug":"rel-rreziku-i-skenarit-bullgar-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=49971","title":{"rendered":"REL: Rreziku i \u201dskenarit bullgar\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"391\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/kuvendi-i-kosoves-1-696x391-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-49972\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/kuvendi-i-kosoves-1-696x391-1.jpg 696w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/kuvendi-i-kosoves-1-696x391-1-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>N\u00eb dit\u00ebn kur u b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do t\u00eb shkoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje. Nj\u00eb rikthim i shpejt\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit, jo si rezultat i nj\u00eb zgjedhjeje politike, por si pasoj\u00eb e nj\u00eb krize q\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit nuk arrit\u00ebn ta zgjidhin. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhis\u00eb s\u00eb zhvillimeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshkuar bot\u00ebn\u201d, vler\u00ebson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb analisti politik, Ilir Deda.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 7 qershor&nbsp; m\u00eb s\u00eb largu qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb dalin s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje parlamentare, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb brenda 16 muajsh. Ky proces u b\u00eb i pashmangsh\u00ebm m\u00eb 28 prill, vet\u00ebm kat\u00ebr muaj pas zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit, kur deputet\u00ebt d\u00ebshtuan t\u00eb zgjedhin presidentin, duke aktivizuar automatikisht afatin kushtetues q\u00eb e \u00e7on vendin n\u00eb zgjedhje brenda 45 dit\u00ebsh. Partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, akuzoi opozit\u00ebn p\u00ebr bojkotim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb seancave, nd\u00ebrsa partit\u00eb opozitare faj\u00ebsuan pushtetin p\u00ebr munges\u00eb bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr p\u00ebrqendrim t\u00eb pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKosova, p\u00ebr t\u00eb pasur president t\u00eb ri, duhet t\u00eb ket\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re. Opozita \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr. Kjo opozit\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb re, por zanatin dhe karakterin e ka t\u00eb vjet\u00ebr, andaj edhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb\u201d, deklaroi kryeministri Albin Kurti, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i LVV-s\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb dhjet\u00eb. Dy partit\u00eb kryesore opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, e mir\u00ebprit\u00ebn shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, ndon\u00ebse, sipas kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, ato u imponuan nga pushteti, i cili, me shumic\u00ebn prej 51 p\u00ebr qind, k\u00ebrkoi \u201cn\u00ebnshtrim\u201d politik.\u201cTani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr bashkimin e njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb duan nj\u00eb Kosov\u00eb normale, pa dram\u00eb, pa propagand\u00eb\u2026\u201d, shkroi Lumir Abdixhiku n\u00eb Facebook.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb kriz\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, jo episod i ri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nj\u00eb skenar i ngjash\u00ebm u p\u00ebrs\u00ebrit menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi mbeti i pakonstituuar p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe, n\u00eb fund, formimi i Qeveris\u00eb d\u00ebshtoi. Edhe at\u00ebher\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia u nda mes pal\u00ebve, me akuza q\u00eb kalonin nga nj\u00ebra te tjetra. P\u00ebr Ded\u00ebn, situata nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb episod i izoluar, por nj\u00eb model q\u00eb po merr form\u00eb. Ai paralajm\u00ebron se Kosova po i afrohet nj\u00eb skenari t\u00eb ngjash\u00ebm me Bullgarin\u00eb, e cila n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebt e fundit ka kaluar n\u00ebp\u00ebr shtat\u00eb cikle t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme zgjedhjesh, pa prodhuar stabilitet institucional.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk pritej q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit, kur L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje i fitoi 51 p\u00ebr qind t\u00eb votave, ne t\u00eb mb\u00ebrrinim n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, thot\u00eb ai. N\u00eb analiz\u00ebn e tij, problemi nuk q\u00ebndron te sistemi politik, por te m\u00ebnyra se si ai p\u00ebrdoret. Kosova, thot\u00eb Deda, ka nj\u00eb korniz\u00eb institucionale t\u00eb avancuar, por ajo po shnd\u00ebrrohet n\u00eb instrument p\u00ebrplasjeje, n\u00eb vend se t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb stabiliteti. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore, ai ia atribuon partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, e cila, si\u00e7 thot\u00eb, ka pasur mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00ebndrueshm\u00ebri institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Deda konsideron se kjo kriz\u00eb ka qen\u00eb leht\u00eb e shmangshme. \u201cPartit\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb diskutojn\u00eb se \u00e7far\u00eb presidenti duan: nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb ka filluar aktivitetin politik q\u00eb n\u00eb vitet \u201990, duke reflektuar rrug\u00ebtimin dhe shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs; nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb lidhur me U\u00c7K-n\u00eb, si kund\u00ebrreagim ndaj procesit n\u00eb Hag\u00eb; apo nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb sheh nga e ardhmja\u201d, thot\u00eb Deda. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai konsideron se debati u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb drejtuar gishtin nga fajtor\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb \u201cfabrikuar alibi\u201d p\u00ebr shmangien e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Deda paralajm\u00ebron se, duke qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore, Kosova rrezikon t\u00eb mbetet jasht\u00eb zhvillimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme globale, nd\u00ebrsa perceptimi p\u00ebr t\u00eb si shtet i brisht\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjate \u2013 si n\u00eb raport me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ashtu edhe me besimin qytetar. \u201cUn\u00eb vet\u00ebm shpresoj q\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb reja t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb maturim t\u00eb politik\u00ebs dhe forcim t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb konsensusit\u201d, thot\u00eb Deda. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, sipas tij, cikli i zgjedhjeve mund t\u00eb mos ndalet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mes legjitimitetit dhe \u201ckoh\u00ebs s\u00eb humbur\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi koment nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian p\u00ebr d\u00ebshtimin e Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, si dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb kjo mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb stabilitetin politik t\u00eb vendit, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje. Toby Vogel, analist n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Demokratizimin e Politikave n\u00eb Bruksel, thot\u00eb se zgjedhjet e parakohshme mund t\u00eb shihen si \u201ckoh\u00eb e humbur\u201d, pasi ka gjasa t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb rezultat politik t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb m\u00ebparshmin.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, ai thekson se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i parapar\u00eb me Kushtetut\u00eb, ndaj \u00ebsht\u00eb edhe legjitim, edhe demokratik. \u201cSi nj\u00eb Qeveri e mir\u00ebfillt\u00eb demokratike, Qeveria Kurti dhe autoritetet tjera, Parlamenti e k\u00ebshtu me radh\u00eb, po e ndjekin procedur\u00ebn kushtetuese\u201d, vler\u00ebson Vogel p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. Nga perspektiva evropiane, ai thot\u00eb se BE-ja dhe disa shtete an\u00ebtare nuk po tregojn\u00eb vullnet politik p\u00ebr ta \u00e7uar Kosov\u00ebn p\u00ebrpara n\u00eb procesin e integrimit, duke u fshehur pas narrativit t\u00eb \u201cpaq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb brendshme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEdhe kur Kosova g\u00ebzonte stabilitet t\u00eb paprecedent t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00ebn kryeministrin Kurti, BE-ja nuk b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrparim as n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe as n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit \u2013 gj\u00eb q\u00eb tregon se narrativi p\u00ebr paq\u00ebndrueshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb justifikim i pabaz\u00eb, q\u00eb fsheh munges\u00ebn e vullnetit politik n\u00eb Bruksel dhe n\u00eb shtetet ky\u00e7 an\u00ebtare\u201d, shton Vogel.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kosto p\u00ebrtej politik\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kriza n\u00eb Kosov\u00eb nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb. Ajo ndikon drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb ritmin e vendimmarrjes shtet\u00ebrore. Sipas Naim Jakajt, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, pasoja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb paralizimi i procesit legjislativ. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi funksional, nuk miratohen ligje t\u00eb reja dhe ngadal\u00ebsohen reformat ky\u00e7, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me sundimin e ligjit dhe integrimin evropian. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem, sipas tij, \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e mbik\u00ebqyrjes parlamentare ndaj Qeveris\u00eb \u2013 nj\u00eb element thelb\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo situat\u00eb, thekson Jakaj, e ul ndjesh\u00ebm nivelin e llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs n\u00eb vendimmarrje. \u201cQeveria n\u00eb detyr\u00eb ka mandat t\u00eb kufizuar dhe nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb vendime strategjike afatgjata, duke e l\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb gjendje stagnimi institucional. N\u00eb thelb, krijohet nj\u00eb vakum institucional, ku shteti funksionon minimalisht, por nuk zhvillohet\u201d, thot\u00eb Jakaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb. Ai n\u00ebnvizon se mungesa e nj\u00eb Qeverie me mandat t\u00eb plot\u00eb reflektohet drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Sipas tij, kjo mund t\u00eb shkaktoj\u00eb vonesa n\u00eb procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si aplikimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs apo p\u00ebrmbushja e obligimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fatura financiare e zgjedhjeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E, p\u00ebrtej dimensionit politik e ligjor, kriza prodhon edhe nj\u00eb barr\u00eb shtes\u00eb \u2013 at\u00eb financiare \u2013 pasi \u00e7do proces i ri zgjedhor n\u00ebnkupton shpenzime t\u00eb reja p\u00ebr buxhetin e shtetit. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se viti 2026 nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb si vit zgjedhor, ndaj n\u00eb buxhetin vjetor t\u00eb institucionit nuk jan\u00eb ndar\u00eb mjete p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, KQZ-ja detyrohet t\u2019i drejtohet Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr fonde, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb kostot e organizimit t\u00eb procesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Si pik\u00eb krahasimi, Elezi p\u00ebrmend zgjedhjet e fundit t\u00eb 28 dhjetorit, p\u00ebr t\u00eb cilat ishte planifikuar nj\u00eb buxhet prej 11.5 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa shpenzimet reale arrit\u00ebn n\u00eb rreth 7 milion\u00eb euro, sipas t\u00eb dh\u00ebnave ende jop\u00ebrfundimtare. N\u00eb ato zgjedhje, mbi 2 milion\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb vendit, kishin t\u00eb drejt\u00eb vote \u2013 nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb pritet t\u00eb mbetet e ngjashme edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja ishte rreth 45 p\u00ebr qind, por nj\u00eb nivel i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar, pasi, si\u00e7 thot\u00eb Jakaj, zgjedhjet e shpeshta krijojn\u00eb \u201clodhje\u201d te votuesit. Ndryshe prej tij, Deda e sheh fokusin diku tjet\u00ebr: jo te r\u00ebnia e pjes\u00ebmarrjes, por te m\u00ebnyra se si qytetar\u00ebt do ta lexojn\u00eb dhe gjykojn\u00eb vet\u00eb situat\u00ebn politike. \u201cTest i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb pjekuria e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 n\u00ebse qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do ta nd\u00ebshkojn\u00eb nj\u00eb sjellje t\u00eb till\u00eb t\u00eb partive apo do ta miratojn\u00eb at\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Deda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N&euml; dit&euml;n kur u b&euml;n&euml; kat&euml;r muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do t&euml; shkoj&euml; s&euml;rish n&euml; zgjedhje. Nj&euml; rikthim i shpejt&euml; n&euml; kutit&euml; e votimit, jo si rezultat i nj&euml; zgjedhjeje politike, por si pasoj&euml; e nj&euml; krize q&euml; politik&euml;b&euml;r&euml;sit nuk arrit&euml;n ta zgjidhin. &ldquo;Kjo &euml;sht&euml; papjekuria e tyre, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":49972,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[576],"tags":[],"class_list":["post-49971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=49971"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49973,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49971\/revisions\/49973"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/49972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=49971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=49971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=49971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}