{"id":49351,"date":"2026-04-16T14:43:28","date_gmt":"2026-04-16T14:43:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=49351"},"modified":"2026-04-16T14:43:28","modified_gmt":"2026-04-16T14:43:28","slug":"hungari-magyar-do-te-deboje-migrantet-vip-te-orbanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=49351","title":{"rendered":"Hungari: Magyar do t\u00eb d\u00ebboj\u00eb \u2018migrant\u00ebt VIP\u2019 t\u00eb Orbanit"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1000\" height=\"600\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_0180-1000x600-1.webp\" alt=\"\" class=\"wp-image-49352\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_0180-1000x600-1.webp 1000w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_0180-1000x600-1-300x180.webp 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/IMG_0180-1000x600-1-768x461.webp 768w\" sizes=\"(max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Kur intelektual\u00ebt hungarez\u00eb e p\u00ebrshkruanin sistemin e kryeministrit t\u00eb rr\u00ebzuar Viktor Orb\u00e1n si \u2018mafioz\u2019, v\u00ebzhguesit e huaj prireshin t\u2019i d\u00ebgjonin me skepticiz\u00ebm. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb viteve, pati momente kur kjo ishte e vet\u00ebkuptueshme pa nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb. Nj\u00eb nga k\u00ebto momente ishte n\u00eb n\u00ebntor 2018, me arratisjen n\u00eb Hungari t\u00eb ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, transmeton&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/hungari-magyar-planifikon-t%C3%AB-d%C3%ABboj%C3%AB-migrant%C3%ABt-vip-t%C3%AB-orbanit\/a-76794974\">Doj\u00e7e Vele (DW)<\/a>.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pak para se Gruevski, mik i Orb\u00e1nit, t\u00eb fillonte t\u00eb vuante d\u00ebnimin me burg p\u00ebr korrupsion, ai u arratis n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga atje, si\u00e7 hulumtoi DW n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, diplomat\u00eb hungarez\u00eb e transportuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebrmes Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb drejt Hungaris\u00eb, ku atij iu dha menj\u00ebher\u00eb azil politik \u2013&nbsp;n\u00eb nj\u00eb vend ku, p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb rrept\u00eb t\u00eb migracionit t\u00eb Orb\u00e1nit, refugjat\u00ebt praktikisht nuk kishin asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Vet\u00ebm nj\u00ebri nga shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Gruevski \u2013 i cili n\u00eb vendin e tij t\u00eb lindjes mbetet edhe sot simbol i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm i korrupsionit -ishte thjesht m\u00eb i njohuri i nj\u00eb serie t\u00eb t\u00ebr\u00eb rastesh t\u00eb ngjashme: n\u00ebn sundimin e Orb\u00e1n-it, Hungaria u b\u00eb nj\u00eb streh\u00eb e sigurt p\u00ebr shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me kryeministrin, q\u00eb po p\u00ebrballeshin me probleme ligjore p\u00ebr raste korrupsioni ose q\u00eb ishin d\u00ebnuar me vendime p\u00ebrfundimtare.<small><\/small><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dhjetor 2024, ish-z\u00ebvend\u00ebsministrit polak t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Marcin Romanowski, i cili ishte n\u00eb k\u00ebrkim nga policia, iu dha azil n\u00eb Hungari. N\u00eb n\u00ebntor 2025 u arratis n\u00eb vendin e Orb\u00e1nit, shefi i tij i m\u00ebparsh\u00ebm, ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb dy politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt deri n\u00eb dhjetor 2023 ishin pjes\u00eb e qeveris\u00eb konservatore t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Mateusz Morawieckit, jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim me urdh\u00ebr arresti p\u00ebr akuza korrupsioni.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa politikan\u00eb nga minoritetet hungareze n\u00eb Rumani dhe Ukrain\u00eb gjithashtu kan\u00eb k\u00ebrkuar strehim n\u00eb Hungari n\u00eb vitet e fundit. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, Orb\u00e1ni ose politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb pretenduar se rastet q\u00eb p\u00ebrfshinin t\u00eb prekurit ishin t\u00eb motivuara politikisht.<small><\/small><\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cNe nuk do t\u00eb jemi nj\u00eb vendgrumbullim p\u00ebr kriminel\u00ebt\u201d<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Tani, qeveria e ardhshme e Hungaris\u00eb d\u00ebshiron t\u2019i heq\u00eb qafe ata. N\u00eb janar 2026, kur u b\u00eb publike se Ziobro-s i ishte dh\u00ebn\u00eb azili n\u00eb Hungari, Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve parlamentare m\u00eb 12 prill 2025, dhe partia e tij, Tisza, deklaruan: \u201cHungaria nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr kriminel\u00eb t\u00eb huaj.\u201d Duket se Magyari tani ka nd\u00ebrmend ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb seriozisht.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn pasdite (13 prill 2026), gjat\u00eb nj\u00eb konference nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shtyp, Magyar-i iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb pyetjeje nga kanali televiziv polak TVN duke deklaruar se qeveria e tij do t\u2019i ekstradonte Romanowski-n dhe Ziobro-n n\u00eb Poloni. \u201cU sugjeroj q\u00eb t\u00eb mos shkojn\u00eb m\u00eb te Ikea dhe t\u00eb blejn\u00eb mobilje, sepse nuk do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtu,\u201d tha Magyar, \u201cHungaria nuk \u00ebsht\u00eb vendgrumbullim p\u00ebr kriminel\u00ebt e k\u00ebrkuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Magyar-i gjithashtu pret q\u00eb \u201ckriminel\u00ebt, edhe n\u00ebse jan\u00eb politikan\u00eb kriminal\u00eb\u201d, t\u00eb ekstradohen n\u00eb Hungari. \u201cNe do t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i ekstraduar n\u00eb Poloni, n\u00ebse nuk kan\u00eb ikur tashm\u00eb.\u201d Magyari p\u00ebrmendi gjithashtu me em\u00ebr ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Ikje n\u00eb SHBA?<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Si n\u00eb Poloni ashtu&nbsp; edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, deklarata e Magyar-it, s\u00eb bashku me lajmin p\u00ebr fitoren e tij n\u00eb zgjedhje, u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb tema kryesore n\u00eb media dhe mes politikan\u00ebve. Kryeministri polak, Donald Tusk, tha p\u00ebr rastin Romanowski dhe Ziobro: \u201cShpresoj t\u00eb jem n\u00eb gjendje t\u2019u them k\u00ebtyre dy zot\u00ebrinjve: Mir\u00eb se erdh\u00ebt n\u00eb Poloni.\u201d Ai deklaroi se kishte folur tashm\u00eb me Magyarin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje para zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin Polsat News t\u00eb mart\u00ebn (14\/04\/2026), Ziobro deklaroi se do t\u00eb ishte gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb \u201cluftonte p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, madje \u201cedhe nga nj\u00eb qeli burgu\u201d. Politikani nuk sqaroi n\u00ebse do t\u00eb largohej nga Hungaria ose kur do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Romanowski deklaroi n\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp: \u201cNuk do t\u2019i ndihmoj qeveris\u00eb s\u00eb Tuskut; nuk do t\u2019i zbuloj as planet e mia, as adres\u00ebn time t\u00eb re.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas mediave polake, SHBA jan\u00eb destinacioni i ri m\u00eb i mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dy, pasi partia Ligji dhe Drejt\u00ebsia (PiS), s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin t\u00eb dy, mban lidhje t\u00eb ngushta me l\u00ebvizjen MAGA. Ziobros dhe Romanowskis u jan\u00eb revokuar pasaportat n\u00eb Poloni, por ata mund t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb nj\u00eb \u2018pasaport\u00eb Gjeneve\u2019 n\u00eb Hungari, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pasaport\u00eb refugjati.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Riparimi i shpejt\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>P\u00ebr qeverin\u00eb e ardhshme t\u00eb Peter Magyar-it, ekstradimi i Romanowski-t dhe Ziobro-s n\u00eb Poloni do t\u00eb ishte nj\u00eb akt me vler\u00eb t\u00eb madhe simbolike dhe nj\u00eb sukses i madh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet publike pa rreziqe politike. Magyar-i d\u00ebshiron t\u00eb rregulloj\u00eb shpejt marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe t\u00eb shkat\u00ebrruara nga Orb\u00e1n dhe shpreson t\u00eb siguroj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Polonia brenda BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fondet e ngrira t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb jetike p\u00ebr ekonomin\u00eb hungareze, aktualisht e zhytur n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Prandaj, udh\u00ebtimi i par\u00eb jasht\u00eb vendit i Magyar si kryeminist\u00ebr do ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb n\u00eb Poloni.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, lider\u00ebt e rinj t\u00eb Hungaris\u00eb luajn\u00eb gjithashtu nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr qeverin\u00eb polake, pasi presidenti populist konservator i krahut t\u00eb djatht\u00eb, Karol Nawrocki, \u00ebsht\u00eb mik i Orb\u00e1n-it, saboton shum\u00eb nga projektet e reform\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Tusk-ut dhe ka vendosur si q\u00ebllim rikthimin e populist\u00ebve t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Ku \u00ebsht\u00eb Gruevski?<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut&nbsp;, rasti i ekstradimit t\u00eb p\u00ebrmendur nga Magyari ka shkaktuar nj\u00eb stuhi politike. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili e z\u00ebvend\u00ebsoi Gruevskin si udh\u00ebheq\u00ebs i partis\u00eb konservatore t\u00eb djatht\u00eb VMRO-DPMNE, deklaroi se paraardh\u00ebsi i tij duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg n\u00ebse kthehet n\u00eb vend. Gruevski, i cili ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr midis viteve 2006 dhe 2016, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me n\u00ebnt\u00eb vjet burg p\u00ebr korrupsion. \u201cN\u00ebse Nikola Gruevski shfaqet n\u00eb Maqedoni dhe ekziston nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, ai do t\u00eb arrestohet nga forcat e siguris\u00eb dhe do t\u00eb transferohet p\u00ebr t\u00eb vuajtur d\u00ebnimin,\u201d tha Mickoski t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Mickoski dhe Gruevski dikur ishin koleg\u00eb n\u00eb parti, por marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tensionuara p\u00ebr vite me radh\u00eb. Q\u00eb n\u00eb vitin 2023, kishte spekulime se qeveria e at\u00ebhershme socialdemokrate kishte arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Gruevskin p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, me q\u00ebllim dob\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb Mickoskit si lider brenda partis\u00eb opozitare at\u00ebher\u00eb VMRO-DPMNE, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, kjo marr\u00ebveshje d\u00ebshtoi, pasi qeveria e asaj kohe nuk arriti t\u00eb siguronte nj\u00eb amnisti p\u00ebr Gruevskin p\u00ebrmes kanaleve ligjore. Tani, megjithat\u00eb, lideri i Socialdemokrat\u00ebve maqedonas (SDSM), Venko Filip\u00e7e, ka deklaruar se ata do t\u00eb mir\u00ebprisnin ekstradimin e Gruevskit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gruevski vet\u00eb nuk e ka komentuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri sot. Vendndodhja e tij aktuale \u00ebsht\u00eb e panjohur, pasi ai jeton nj\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr. At\u00eb e kan\u00eb par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb tetor 2024 n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Budapestit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur intelektual&euml;t hungarez&euml; e p&euml;rshkruanin sistemin e kryeministrit t&euml; rr&euml;zuar Viktor Orb&aacute;n si &lsquo;mafioz&rsquo;, v&euml;zhguesit e huaj prireshin t&rsquo;i d&euml;gjonin me skepticiz&euml;m. Megjithat&euml;, gjat&euml; gjasht&euml;mb&euml;dhjet&euml; viteve, pati momente kur kjo ishte e vet&euml;kuptueshme pa nevoj&euml; p&euml;r fjal&euml;. Nj&euml; nga k&euml;to momente ishte n&euml; n&euml;ntor 2018, me arratisjen n&euml; Hungari t&euml; ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, transmeton&nbsp;Doj&ccedil;e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":49352,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=49351"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49351\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":49353,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/49351\/revisions\/49353"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/49352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=49351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=49351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=49351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}