{"id":48981,"date":"2026-04-07T17:41:16","date_gmt":"2026-04-07T17:41:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=48981"},"modified":"2026-04-07T17:41:16","modified_gmt":"2026-04-07T17:41:16","slug":"obsesioni-psikologjik-maqedonas-me-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=48981","title":{"rendered":"Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptar\u00ebt!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"545\" height=\"419\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/Messenger_creation_03A83F14-887F-442A-84A5-09CF32B873D5.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-48982\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/Messenger_creation_03A83F14-887F-442A-84A5-09CF32B873D5.jpeg 545w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/Messenger_creation_03A83F14-887F-442A-84A5-09CF32B873D5-300x231.jpeg 300w\" sizes=\"(max-width: 545px) 100vw, 545px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Nazim Rashidi<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndrimi i gabuar me vite se \u201cMaqedonia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e maqedonasve dhe pastaj e t\u00eb tjer\u00ebve\u201d, p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur. Ajo q\u00eb ndodh tani, n\u00ebse t\u00ebrhiqen paralele me studimet, \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre, pra maqedonasit, tani duan t\u00eb rikthejn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb, sipas tyre, e kan\u00eb humbur<\/p>\n\n\n\n<p>Pas protest\u00ebs p\u00ebr provimin e jurisprudenc\u00ebs nga student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup, reagimet e maqedonasve jan\u00eb t\u00eb tmerrshme. Rrjetet sociale vlojn\u00eb me urrejtje. M\u00eb kujton nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb pas viteve \u201990 ku shoq\u00ebria ishte e mbushur me tensione nd\u00ebretnike dhe urrejtje patologjike ndaj shqiptar\u00ebve. Por, n\u00ebse p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb shpjegimi ishte se e gjitha vinte nga narracioni serb, m\u00eb mundon disi shpjegimi se pse ndodh sot po e nj\u00ebjta?<\/p>\n\n\n\n<p>Maqedonia e Veriut ka kaluar disa cikle t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb p\u00ebrballjes me realitetet e veta, pavar\u00ebsia, konflikti i vitit 2001, Marr\u00ebveshja e Ohrit, Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs, dhe ti mendon se k\u00ebto cikle i kan\u00eb ndihmuar shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb disa realitete. Por me gjas\u00eb jo!<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebrkimin e p\u00ebrgjigjes rast\u00ebsisht m\u00eb del video e Lucas Bean, bisnismen e autor, i cili shpjegonte p\u00ebr disa q\u00ebndrime q\u00eb n\u00eb SHBA p\u00ebr gjith\u00e7ka ende fajtor e konsiderojn\u00eb Presidentin Obama. Bean kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim bazuar n\u00eb studime sociologjike dhe psikologjike, t\u00eb cilat shpjegojn\u00eb mbase m\u00eb s\u00eb miri dhe m\u00eb japin at\u00eb p\u00ebrgjigje se pse rikthehet gjith\u00eb kjo urrejtje e thell\u00eb ndaj shqipes dhe shqiptar\u00ebve kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me psikologjon\u00eb e masave.<\/p>\n\n\n\n<p>Nacionalist\u00ebt maqedonas jan\u00eb t\u00eb obsesionuar me shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb drejtat e tyre. N\u00eb retorik\u00ebn e tyre, si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe tani, dominon shprehja \u201cshqiptar\u00ebt jan\u00eb fajtor p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb\u201d. Por, bazuar n\u00eb studimet psikologjike, t\u00eb cilave po i refereohem edhe un\u00eb, japin disa spjegime se pse ndodh kjo:<\/p>\n\n\n\n<p>1. Pesha psikologjike e t\u00eb qenit i bardh\u00eb (The psychological wage of whiteness)<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vtin 1935 Sociologu W.E.B Du Bois n\u00eb Univestitetin e Atlant\u00ebs i studionte amerikan\u00ebt e bardh\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Amerikan\u00ebt e bardh\u00eb edhe pse t\u00eb varf\u00ebr, pa para dhe pa pushtet, ndiheshin superior ndaj amerikan\u00ebve me ngjyr\u00eb. Jo se e kishin merituar k\u00ebt\u00eb status, por sepse sistemi qindra vje\u00e7ar i kishte m\u00ebsuar se ata jan\u00eb superior\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke t\u00ebrhequr paralele mbi k\u00ebt\u00eb studim sociologjik p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb situata shfaqet e ngjashme mes maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve. Maqedonasit mesatar nuk din\u00eb thuajse asgj\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e tyre. Gjith\u00e7ka e tyrja u \u00ebsht\u00eb prezantuar si m\u00eb e mir\u00eb dhe mbi t\u00eb tjer\u00ebt, duke i par\u00eb shqiptar\u00ebt posht\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sociologu n\u00eb studimin e tij n\u00eb SHBA k\u00ebt\u00eb fenomen e quan \u201cthe psychological wage of whiteness\u201d ose n\u00eb p\u00ebrkthimin tim t\u00eb lir\u00eb \u201cpesha psikologjike e t\u00eb qenit i bardh\u00eb\u201d. P\u00ebr Maqedonin\u00eb kjo mund t\u00eb p\u00ebrkthehet \u201cpesha psikologjike e t\u00eb qenit maqedonas\u201d. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera studimi i tij flet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebr privilegjet e pamerituara, si tek ne maqedonasit, q\u00eb mendojn\u00eb se vet\u00ebm n\u00ebse je maqedonas duhet t\u00eb kesh privilegje.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pas zhvillimeve politike, sidomos pas 2001 kur shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb jen\u00eb prezent n\u00eb jet\u00ebn politike me poste t\u00eb larta, por edhe n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe deri diku edhe at\u00eb ekonomike dhe kur projeksioni i vetes nga maqedonasit se ata jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt, udh\u00ebheq\u00ebs e dominant\u00eb u shkat\u00ebrrua, ata nuk u p\u00ebrshtat\u00ebn me realitetin e ri por vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e pranojn\u00eb ndryshimin shoq\u00ebror se shqiptar\u00ebt jan\u00eb po aq t\u00eb par\u00ebt sa edhe ata dhe kjo krijon p\u00ebrplasje.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshimet shoq\u00ebrore, sidomos pas vitit 2001, n\u00eb syt\u00eb e maqedonasve p\u00ebrjetohen se atyre iu mor di\u00e7ka, at\u00eb q\u00eb e meritojn\u00eb, statusin special, i cili status ata mendojn\u00eb se u \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbyer. P\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebt\u00eb sentiment e forcojn\u00eb edhe politikan\u00ebt, kurse pjesa progresive maqedonase hesht dhe p\u00ebrplasja vazhdon me iden\u00eb se maqedonasit duhet t\u00eb kthejn\u00eb at\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>2. K\u00ebrc\u00ebnim i identitetit social<\/p>\n\n\n\n<p>Psikologu Henri Tajfel n\u00eb Universitetin e Bristolit me dekada i ka studiuar konfliktet n\u00eb grupe. At\u00eb q\u00eb ai e ka zbuluar \u00ebsht\u00eb se kur nj\u00eb pjes\u00ebtar i jasht\u00ebm i nj\u00eb grupi e kalon, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri, se nj\u00eb an\u00ebtar i grupit, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast etnie, reagimi psikologjik nuk \u00ebsht\u00eb admirim, por urrejtje dhe dhun\u00eb. Tajfel k\u00ebt\u00eb e quan \u201cSocial identity threat\u201d ose K\u00ebrc\u00ebnim i identitetit social.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar, n\u00eb rastin e maqedonasve, do t\u00eb ndihmonin q\u00eb ata t\u2019i konfirmonin q\u00ebndimet e tyre. Por, prezenca e shqiptar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn publike, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre t\u00eb rafinuar, t\u00eb ditur, me arritje, me suksese, kompetent\u00eb, t\u00eb respektuar, i thyen percepsionet q\u00eb maqedonasit i kan\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe kjo i b\u00ebn edhe m\u00eb refuzues ndaj tyre. Sa m\u00eb mir\u00eb shfaqen shqiptar\u00ebt n\u00eb diskurs publik, aq m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues p\u00ebrjetohen nga maqedonasit, sepse suksesi shqiptar bie ndesh me imazhin e tyre p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tyre, shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb zot\u00eb, t\u00eb barabart\u00eb. Maqedonia e maqedonasve, shteti i maqedonasve pastaj i t\u00eb tjer\u00ebve, ky \u00ebsht\u00eb narrativi. Por prezenca shqiptare n\u00eb jet\u00ebn publike e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb narracion dhe kjo krijon zem\u00ebrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur njer\u00ebzit e dob\u00ebt dhe mediok\u00ebr shohin dik\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb inferior dhe ka sukses dhe zot\u00ebsi, ata nuk frym\u00ebzohen por mbushen me urrejtje dhe p\u00ebr\u00e7mim, sipas studiuesve. Ajo q\u00eb ndodh, duke hequr paralele me studimet \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e maqedonasve ndihen t\u00eb g\u00ebnjyer, sidomos nga klasa e tyre politike q\u00eb ju ka th\u00ebn\u00eb se ne jemi t\u00eb par\u00ebt, Maqedonia e maqedonasve, dhe t\u00eb ndeshur me zhg\u00ebnjimin q\u00eb sjell realiteti k\u00ebrkojn\u00eb dik\u00eb t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sh\u00ebnjest\u00ebr jan\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky sentiment shfaqet gjithandej, n\u00eb media, n\u00eb opinione, n\u00eb debate. E gjitha sepse k\u00ebrc\u00ebnohet identiteti social i krijuar me vite p\u00ebr at\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb i pari, ose kush ka m\u00eb shum\u00eb pron\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Scapegoating (Faj\u00ebsimi i t\u00eb tjer\u00ebve)<\/p>\n\n\n\n<p>Nga konflikti i vitit 2001 dhe Marr\u00ebveshja e Ohrit kan\u00eb kaluar pothuajse 25 vjet. T\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve gjithmon\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim dhe p\u00ebrher\u00eb, q\u00eb nga pavar\u00ebsia madje edhe sot, vazhdon t\u00eb mos pranohet ideja se Maqedonia \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, se barazia nuk e lejon konceptin Orwell-ian \u201cdisa jan\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb se tjer\u00ebt\u201d. Ka vijuar dhe vijon narracioni se k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb legjitime, madje shohim edhe nisma p\u00ebr zhvler\u00ebsimin e arritjeve t\u00eb barazis\u00eb, si i gjith\u00eb debati p\u00ebr p\u00ebrdorimin zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, heqja nga tabelat e rrug\u00ebve, nga vulat, etj. K\u00ebto q\u00ebndrime shprehen edhe n\u00eb rrafshin politik dhe t\u00eb debateve ku p\u00ebrforcohet ideja se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb lejuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt ka qen\u00eb e tep\u00ebrt ose gabim. Kjo krijon bindjen se p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk shkon n\u00eb vend fajin e kan\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Psikolog\u00ebt k\u00ebt\u00eb e quajn\u00eb \u201cScapegoating\u201d ose faj\u00ebsim i t\u00eb tjer\u00ebve. Caktimi i nj\u00eb sh\u00ebnjestre si burimin e gjith\u00eb problemeve t\u00eb tua! Por kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, sepse n\u00eb syt\u00eb e maqedonasve, disa politikan\u00eb t\u00eb tyre me dekada i kan\u00eb portretizuar shqiptar\u00ebt si e keqja e Maqedonis\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebto opinione rishfaqen, kurse z\u00ebrat racional\u00eb maqedonas nuk dominojn\u00eb mendimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendimet, shpjegimet shqiptare nd\u00ebrkoh\u00eb refuzohen sepse konsiderohen si mendimi i kund\u00ebrshtarit apo relativizues.<\/p>\n\n\n\n<p>4. Disonanca kognitive<\/p>\n\n\n\n<p>Maqedonia e Veriut sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri krejt tjet\u00ebr nga ajo e para vitit 2001 dhe Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Por jo t\u00eb gjith\u00eb e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Prandaj lind pyetja se \u00e7far\u00eb e b\u00ebn obsesionin maqedonas ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb vazhduesh\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p>Prezenca e shqiptar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn publkike, shfaqja e tyre e ngjashme si maqedonasit me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat, zot\u00ebsia e tyre, profesionalizmi, paralelizmi n\u00eb jet\u00ebn politike, publike, bie ndesh me at\u00eb q\u00eb ata duan t\u00eb shohin, ose presin t\u00eb shohin, ku shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb nj\u00eb niveli m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Psikologu Leon Festinger nga Universiteti Stanford ka studiuar se \u00e7far\u00eb ndodh kur njer\u00ebzit p\u00ebrballen me fakte q\u00eb thyejn\u00eb besimet dhe opinionet e tyre t\u00eb thella. Njer\u00ebzit e kufizuar nuk e mbind\u00ebrtojn\u00eb dijen dhe besimet e tyre kur p\u00ebrballen me fakte, ato e thellojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb besimin q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Festinger k\u00ebt\u00eb e quan \u201ccognitive dissonace\u201d, disonanca kognitive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nj\u00eb pjes\u00eb e maqedonasve ndeshen me shqiptar\u00eb q\u00eb thyejn\u00eb imazhin q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr ta, por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndyshojn\u00eb mendim e t\u2019i pranuar, ata futen n\u00eb ciklin p\u00ebrjashtues, \u201cti s\u2019je si t\u00eb tjer\u00ebt\u201d ose n\u00eb ciklin e urrejtjes edhe m\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb sh\u00ebmtuar. Shikoni reagimet e tmerrshme urrejt\u00ebse dhe fyese n\u00eb rrejtet sociale q\u00eb shkaktoi protesta p\u00ebr provimin e jurisprudenc\u00ebs dhe gjith\u00eb debati p\u00ebr p\u00ebrdorimin zyrtar t\u00eb shqipes.<\/p>\n\n\n\n<p>Obsesioni, reagimet ndaj shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb thjesht politike, por psikologjike. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb v\u00ebrtetimi se \u201cpesha psikologjike e t\u00eb qenit maqedonas\u201d nuk ekziston m\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00eb maqedonas q\u00eb kan\u00eb menduar se jan\u00eb t\u00eb privilegjuar, tani ndihen se kan\u00eb kriz\u00eb identiteti (shtoi k\u00ebsaj edhe krizat e tjera me fqinj\u00ebt, bullgar\u00ebt, grek\u00ebt) prandaj jan\u00eb t\u00eb obsesionuar edhe m\u00eb shum\u00eb, prandaj p\u00ebrmendin dhe i ofendojn\u00eb shqiptar\u00ebt edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rritja e prezenc\u00ebs shqiptare n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore p\u00ebr shum\u00eb maqedonas nuk ishte nj\u00eb moment barazie si\u00e7 e shohin shqiptar\u00ebt, por nj\u00eb moment q\u00eb theu nj\u00eb hierarki, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn maqedonasit mendonin se ishte e p\u00ebrhershme. Q\u00ebndrimi i gabuar me vite se \u201cMaqedonia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e maqedonasve dhe pastaj e t\u00eb tjer\u00ebve\u201d, p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur. Ajo q\u00eb ndodh tani, n\u00ebse t\u00ebrhiqen paralele me studimet, \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre, pra maqedonasit, tani duan t\u00eb rikthejn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb, sipas tyre, e kan\u00eb humbur.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatkeq\u00ebsia p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs maqedonase \u00ebsht\u00eb e bazuar ndaj k\u00ebtyre gjendjeve, gjithashtu as politika shqiptare nuk e analizon rrjedh\u00ebn shoq\u00ebrore por sheh dhe udh\u00ebhiqet vet\u00ebm nga interesi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr fat t\u00eb keq, po humbasim shansin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nazim Rashidi Q&euml;ndrimi i gabuar me vite se &ldquo;Maqedonia &euml;sht&euml; vet&euml;m e maqedonasve dhe pastaj e t&euml; tjer&euml;ve&rdquo;, p&euml;r ta &euml;sht&euml; l&euml;kundur. Ajo q&euml; ndodh tani, n&euml;se t&euml;rhiqen paralele me studimet, &euml;sht&euml; se nj&euml; pjes&euml; e madhe e tyre, pra maqedonasit, tani duan t&euml; rikthejn&euml; di&ccedil;ka q&euml;, sipas tyre, e kan&euml; humbur Pas protest&euml;s [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":48982,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48981","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48981"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48981\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48983,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48981\/revisions\/48983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}