{"id":48494,"date":"2026-03-25T13:40:20","date_gmt":"2026-03-25T13:40:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=48494"},"modified":"2026-03-25T13:40:21","modified_gmt":"2026-03-25T13:40:21","slug":"korrupsioni-ne-shendetesi-pacientet-paguajne-por-nuk-raportojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiojehona.mk\/?p=48494","title":{"rendered":"Korrupsioni n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi: Pacient\u00ebt \u201cpaguajn\u00eb\u201d, por nuk raportojn\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"512\" src=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/korrupsioni-ne-shendetesi2-765x383-1-696x348-1-1068x534-1-1024x512.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-48495\" srcset=\"https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/korrupsioni-ne-shendetesi2-765x383-1-696x348-1-1068x534-1-1024x512.jpg 1024w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/korrupsioni-ne-shendetesi2-765x383-1-696x348-1-1068x534-1-300x150.jpg 300w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/korrupsioni-ne-shendetesi2-765x383-1-696x348-1-1068x534-1-768x384.jpg 768w, https:\/\/radiojehona.mk\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/korrupsioni-ne-shendetesi2-765x383-1-696x348-1-1068x534-1.jpg 1068w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korrupsioni vazhdon t\u00eb \u201clul\u00ebzoj\u00eb\u201d n\u00eb sh\u00ebrbimet e institucioneve publike sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Qytetar\u00ebt japin ryshfet qoft\u00eb edhe p\u00ebr ta siguruar nj\u00eb shtrat spitalor, ose p\u00ebr ta shkurtuar koh\u00ebn e pritjes p\u00ebr operacion. Hulumtimi i Shoqat\u00ebs p\u00ebr Emancipim, Solidaritet dhe Barazi t\u00eb Grave, ESE, tregoi se korrupsioni shpesh nuk raportohet fare, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga hakmarrja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korrupsioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrhapur te specialist\u00ebt, pra sa m\u00eb i nd\u00ebrlikuar t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbimi, aq m\u00eb i pranish\u00ebm \u00ebsht\u00eb korrupsioni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr mua kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse duhet t\u00eb shkosh n\u00eb spital p\u00ebr operacion, do t\u00eb duhet t\u00eb paguash p\u00ebr ta marr\u00eb sh\u00ebrbimin. Problemi m\u00eb i shpesht\u00eb \u00ebsht\u00eb caktimi i terminit. N\u00ebse ke ndonj\u00eb mik arrin t\u00eb marr\u00ebsh termin dhe t\u00eb kontrollohesh\u201d, thot\u00eb nj\u00eb grua nga qyteti i Prilepit, e cila mori pjes\u00eb n\u00eb grupet e fokusit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hulumtimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb grua tjet\u00ebr nga Manastiri ka treguar p\u00ebrvoj\u00ebn me operacionin e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb kishte tumor n\u00eb kock\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cIsha n\u00eb neurokirurgji dhe mjeku m\u00eb tha se incizimi nuk ishte i mir\u00eb, dhe se duhej ta b\u00ebja n\u00eb Shkup. E pyeta mjekun n\u00ebse duhet t\u00eb paguaja. Pastaj, shkova te nj\u00eb mjek tjet\u00ebr, edhe ai m\u00eb tha t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe u ktheva te doktori i par\u00eb. Burri im shkoi n\u00eb nj\u00eb \u2018kafene\u2019 dhe ia dha parat\u00eb doktorit. Pasi ia dham\u00eb parat\u00eb, menj\u00ebher\u00eb u gjet termin p\u00ebr operacion, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb m\u00eb thoshin se nuk ka termin, nuk ka anesteziolog\u201d, rr\u00ebfen ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Grat\u00eb m\u00eb t\u00eb prekura nga p\u00ebrpjekjet p\u00ebr korrupsion<br>Pik\u00ebrisht grat\u00eb, sidomos m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb mosh\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prekura nga pagesat joformale dhe presionet p\u00ebr qasje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb e kat\u00ebrta prej tyre kan\u00eb raportuar p\u00ebrvoj\u00eb korrupsioni gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb kujdesit gjinekologjik-obstetrik, nga t\u00eb cilat 21.9 p\u00ebr qind gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve gjinekologjike, nd\u00ebrsa 3.4 p\u00ebr qind gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb lidhura me shtatz\u00ebnin\u00eb dhe lindjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto gjetje tregojn\u00eb se korrupsioni paraqet nj\u00eb barrier\u00eb shtes\u00eb n\u00eb qasjen ndaj kujdesit gjinekologjik-obstetrik, krahas munges\u00ebs s\u00eb tashm\u00eb t\u00eb konstatuar t\u00eb gjinekolog\u00ebve dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre t\u00eb pabarabart\u00eb gjeografike, thuhet n\u00eb hulumtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga ESE-ja paralajm\u00ebrojn\u00eb se k\u00ebto gjendje ndikojn\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht keq te grat\u00eb nga zonat rurale dhe ato q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb pafavorshme ekonomiko-shoq\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7do e pesta grua \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb paguaj\u00eb, pra t\u00eb jap\u00eb ryshfet, n\u00eb kushte kur \u00ebsht\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb ose gjat\u00eb lindjes, ose gjat\u00eb kujdesit p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb apo nj\u00eb person t\u00eb moshuar n\u00eb familje\u201d, thot\u00eb Darko Antiq, koordinator p\u00ebr monitorim dhe analiz\u00eb t\u00eb buxheteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thekson se korrupsioni m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb parave ose dhuratave, por ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe referim n\u00eb nj\u00eb institucion privat sh\u00ebndet\u00ebsor ose n\u00eb nj\u00eb farmaci t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 apo mjet t\u00eb caktuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korrupsioni seksual mbetet ve\u00e7an\u00ebrisht i paraportuar<br>Borjan Pavlovski, koordinator p\u00ebr sh\u00ebndet publik dhe sh\u00ebndetin e grave, thot\u00eb se grat\u00eb e perceptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem si dypal\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSepse ka raste kur pacient\u00ebt ofrojn\u00eb korrupsion p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por edhe punonj\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb q\u00eb drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi k\u00ebrkojn\u00eb dhurata q\u00eb pacient\u00ebt t\u00eb marrin sh\u00ebrbimet q\u00eb u takojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Pavlovski nga ESE.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese jan\u00eb gjetjet q\u00eb tregojn\u00eb se grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb ekspozuara edhe ndaj korrupsionit seksual, por p\u00ebr shkak t\u00eb turpit dhe frik\u00ebs nuk e raportojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDisa e shmangin at\u00eb mjek, por nuk raportojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e frikshme, sepse mjeku ka pushtet\u201d, thekson nj\u00eb grua nga Tetova q\u00eb ishte pjes\u00eb e grupeve t\u00eb fokusit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb hulumtim, nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb till\u00eb e kan\u00eb raportuar dy gra dhe nj\u00eb burr\u00eb. Edhe pse nga secili prej tyre \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb sh\u00ebrbim intim ose seksual, t\u00eb gjitha rastet lidhen me sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore. E p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto situata, sh\u00ebrbimin seksual e kan\u00eb k\u00ebrkuar burra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00ebnyra e k\u00ebrkes\u00ebs m\u00eb shpesh ka qen\u00eb joverbale, p\u00ebrmes aluzioneve ose udh\u00ebzimeve t\u00eb qarta (dy raste), nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb shprehur verbalisht. Dy persona kan\u00eb refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr pasojat e refuzimit, nd\u00ebrsa nj\u00eb person ka deklaruar se nuk ka pasur pasoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sh\u00ebndet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt ku dallimi mes korrupsionit t\u00eb p\u00ebrjetuar dhe atij t\u00eb raportuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i theksuar. Por, kjo nuk vjen gjithmon\u00eb nga frika e hakmarrjes ose mungesa e besimit n\u00eb institucione.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Grat\u00eb, p\u00ebr shembull, nuk e perceptojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm si korrupsion pages\u00ebn e paligjshme nga gjinekolog\u00ebt am\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb u takojn\u00eb falas.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kontrolle nga DAP dhe FSSH n\u00eb ordinancat gjinekologjike<br>K\u00ebt\u00eb lloj pagese p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb mbulohen nga shteti e zbuloi edhe kontrolli i p\u00ebrbashk\u00ebt i Fondit p\u00ebr Sigurim Sh\u00ebndet\u00ebsor (FSSH) dhe Drejtoris\u00eb p\u00ebr t\u00eb Ardhura Publike (DAP). Autoritetet publikuan rezultatet e kontrollit n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pas nj\u00eb numri t\u00eb madh ankesash nga pacientet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Drejtori i FSSH-s\u00eb, Sasho Klekovski, at\u00ebher\u00eb deklaroi se gjinekolog\u00ebt kishin theksuar se nuk paguanin p\u00ebr kontrollin, por p\u00ebr \u201cgj\u00ebra shtes\u00eb\u201d si CD-t\u00eb, raportet dhe t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDetyrim i institucioneve private sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb q\u00eb publikisht t\u00eb theksojn\u00eb se k\u00ebto gj\u00ebra nuk duhet t\u00eb paguhen, por \u00ebsht\u00eb krijuar praktik\u00eb, sipas ankesave q\u00eb marrim, q\u00eb t\u00eb paguhen nga 500 denar\u00eb\u201d, shtoi ai n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, shoqata e gjinekolog\u00ebve dhe obstet\u00ebrve privat\u00eb alarmoi p\u00ebr probleme serioze p\u00ebr shkak t\u00eb standardeve t\u00eb pap\u00ebrcaktuara dhe detyrimeve kontraktuale t\u00eb paqarta.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuara standardet p\u00ebr numrin e kontrolleve t\u00eb nevojshme, indikacionet p\u00ebr kontrolle. Ka shum\u00eb kontrolle me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pacienteve, jasht\u00eb standardeve. Ka promovime mediatike se t\u00eb gjitha kontrollet jan\u00eb falas, nd\u00ebrsa kjo paqart\u00ebsi juridike dhe kontraktuale prej vitesh krijon interpretime t\u00eb ndryshme dhe e vendos padrejt\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb mbi mjek\u00ebt\u201d, theksuan ata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga shoqata theksojn\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb te kontrollet parandaluese, por te mungesa e nj\u00eb seti t\u00eb qart\u00eb sh\u00ebrbimesh q\u00eb duhet t\u00eb mbulohen nga kapitacioni q\u00eb paguajn\u00eb pacientet p\u00ebrmes sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjetje nga hulumtime t\u00eb tjera<br>Nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e till\u00eb pagese p\u00ebr sh\u00ebrbim gjinekologjik \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe nga nj\u00eb grua q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb grupet e fokusit t\u00eb hulumtimit mbi korrupsionin n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, t\u00eb realizuar vitin e kaluar nga Instituti p\u00ebr Demokraci \u201cSocietas Civilis\u201d \u2013 Shkup (IDSCs).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas k\u00ebtij hulumtimi, qytetar\u00ebt mund t\u00eb bien n\u00eb varf\u00ebri m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00ebse detyrohen t\u00eb shesin pasurin\u00eb ose t\u00eb marrin borxh p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb duhet ta marrin pa kosto shtes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje 40 p\u00ebr qind e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb grupet e fokusit deklaruan se kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ryshfet ose dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor. Shumat kan\u00eb dallonin nga 200 denar\u00eb deri n\u00eb 2.000 euro p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim konkret n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur pagesa me para, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr shembull, burri im theu k\u00ebmb\u00ebn. Doktori n\u00eb Shkup q\u00eb duhej ta operonte k\u00ebrkoi q\u00eb brenda tre or\u00ebsh t\u00eb paguajm\u00eb 30.000 denar\u00eb n\u00eb nj\u00eb llogari q\u00eb ta operojn\u00eb, p\u00ebrndryshe do ta kthenin n\u00eb Kumanov\u00eb. Pra, ke apo nuk ke, do apo nuk do, duhet t\u2019i jap\u00ebsh, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00ebsh sh\u00ebrbimin q\u00eb t\u00eb duhet\u201d, thot\u00eb nj\u00eb grua 46-vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb grua tjet\u00ebr ndau nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb ku familja u detyrua t\u00eb marr\u00eb borxh p\u00ebr t\u00eb paguar 2.000 euro \u201cn\u00eb dor\u00eb\u201d p\u00ebr operacion.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re 19-vje\u00e7are, q\u00eb operohej nga tumori n\u00eb vezore p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar jet\u00ebn dhe familja ime u detyrua t\u00eb marr\u00eb borxh p\u00ebr t\u00eb siguruar 2.000 euro, dhe mezi doktori pranoi ta operoj\u00eb \u2013 por vet\u00ebm pasi u pagua\u201d, shton gruaja 53-vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korrupsioni n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb publike u evidentua edhe n\u00eb Raportin p\u00ebr vler\u00ebsimin e korrupsionit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr vitin 2023, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Qendra Maqedonase p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe SELDI.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas k\u00ebtij raporti, 50 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve besojn\u00eb se pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ose shumica e mjek\u00ebve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion. Megjithat\u00eb, kjo p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt krahasuar me profesione t\u00eb tjera \u2013 p\u00ebr shembull 83 p\u00ebr qind besojn\u00eb se gjyqtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb korruptuar, nd\u00ebrsa 82 p\u00ebr qind kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim p\u00ebr deputet\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aliu: Korrupsioni si disfat\u00eb i etik\u00ebs mjek\u00ebsore<br>Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Azir Aliu, \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr munges\u00ebn e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj institucioneve. Megjithat\u00eb, sipas tij, edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb mungesa e besimit n\u00eb \u201cmoralin shoq\u00ebror\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb kolumn\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb Inbox7, Aliu thekson se \u201c\u00e7do abuzim nuk e posht\u00ebron vet\u00ebm pacientin, por komprometon edhe mjekun e ndersh\u00ebm dhe punonj\u00ebsin e p\u00ebrkushtuar sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe reputacionin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb profesionit, t\u00eb nd\u00ebrtuar nd\u00ebr dekada\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shton se p\u00ebrgjigjja duhet t\u00eb jet\u00eb e dyfisht\u00eb, pasi edhe vet\u00eb qytetar\u00ebt presin sanksione m\u00eb t\u00eb ashpra dhe transparenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fillim t\u00eb mandatit, Aliu promovoi edhe mjetin \u201cRaporto parregullsi\u201d, i cili \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Raportimi \u00ebsht\u00eb anonim dhe qytetar\u00ebt mund t\u00eb bashk\u00ebngjitin fotografi dhe dokumente si d\u00ebshmi. Deri m\u00eb tani nuk jan\u00eb publikuar t\u00eb dh\u00ebna se sa raportime p\u00ebr korrupsion ka n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore. (REL)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Korrupsioni vazhdon t&euml; &ldquo;lul&euml;zoj&euml;&rdquo; n&euml; sh&euml;rbimet e institucioneve publike sh&euml;ndet&euml;sore t&euml; Maqedonis&euml; s&euml; Veriut. Qytetar&euml;t japin ryshfet qoft&euml; edhe p&euml;r ta siguruar nj&euml; shtrat spitalor, ose p&euml;r ta shkurtuar koh&euml;n e pritjes p&euml;r operacion. Hulumtimi i Shoqat&euml;s p&euml;r Emancipim, Solidaritet dhe Barazi t&euml; Grave, ESE, tregoi se korrupsioni shpesh nuk raportohet fare, p&euml;r shkak t&euml; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":48495,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48494","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=48494"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48494\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":48496,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/48494\/revisions\/48496"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/48495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=48494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=48494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiojehona.mk\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=48494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}